Limi dhe Dolce kanë befasuar publikun gjatë spektaklit “Prime” të së premtes, kur kanë bërë të ditur se kanë vendosur të marrin një hap prapa në raportin e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, një vendim që ka nxitur reagime të shumta si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj.
Sipas tyre, ky vendim erdhi si pasojë e presionit të vazhdueshëm nga Alba, e cila ka qenë më parë e dashura e Limit në një format tjetër televiziv.
Xhelozia e theksuar e saj ndaj afrimit mes Limit dhe Dolces ka krijuar tension të vazhdueshëm, duke sjellë akuza dhe përplasje të shpeshta gjatë ditëve të fundit, çka duket se ka ndikuar drejtpërdrejt në marrëdhënien e çiftit.
Pas këtij zhvillimi, ka reaguar edhe ish-banori Edit, i cili gjatë qëndrimit të tij në BBVK kishte krijuar një lidhje me Dolcen.
Ai ka publikuar në InstaStory një video-selfie nga vetura e tij, të shoqëruar me mbishkrimin “little bitch (bushtra e vogël)”, një frazë që u interpretua gjerësisht si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj Dolces.
Ky reagim nuk ka kaluar pa kritika, pasi një pjesë e ndjekësve e kanë dënuar përdorimin e një termi kaq pezhorativ dhe ofendues, duke e konsideruar të papërshtatshëm dhe të panevojshëm, pavarësisht zhvillimeve brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.






