Gjatë festës së organizuar mbrëmë në shtëpinë e BBVA, atmosfera ishte në kulm, me banorët që kërcenin dhe shijonin muzikën pa u ndalur.
Por një moment i veçantë mori gjithë vëmendjen e publikut kur nisi kënga e West Side Family, “E imja”.
Në mes të pistës së vallëzimit, Miri, Greta dhe Selin po kërcenin së bashku, por ishte afrimiteti mes Mirit dhe Selinit që ra menjëherë në sy.
Teksa muzika vazhdonte, Miri iu drejtua Selinit duke ia kënduar vargjet me plot ndjenjë:
“E imja përgjithmonë, mos e ndrysho mendjen”, fjalë që u interpretuan nga shumë ndjekës si një mesazh i drejtpërdrejtë dhe i mbushur me nënkuptime.
Momenti nuk mbaroi aty. Sapo kënga përfundoi, Miri e ngacmom sërish Selinin duke i thënë:
“E imja përgjithmonë… nejse”, frazë që ndezi menjëherë reagime dhe komente në rrjete sociale.
Ndjekësit e formatit kanë filluar të analizojnë çdo detaj të kësaj skene, duke e parë si një tjetër provë të afrimitetit mes tyre.





