Marsela, konkurrentja më e re e “Për’puthen”, ka hyrë në skenë me pritshmëri të larta për dashurinë dhe me një prezantim plot guxim. Ajo preferon të thirret Marsiela dhe theksoi se vjen nga Tirana.
E pyetur për puthjet, ajo tregoi se të parën e ka dhënë përmes televizorit, ndërsa për të fundit u shpreh me humor: “Nuk mbahet mend, më është tharë pështyma.”
26-vjeçarja shtoi se kërkon një mashkull me karakter të fortë, duke u distancuar nga djemtë që, sipas saj, duken “çuna pjeshkë” apo “mashkull femëror”.
“S’më pëlqen një çunak pjeshkë, një mashkull femëror që nuk ka arritur karakterin e fortë për të qenë një mashkull”, tha ajo.
Deklaratat e saj krijuan reagime të menjëhershme në studio, duke vënë në siklet djemtë konkurrentë.