Gazetarja Mira Kazhani ka treguar përmes një videoje në rrjete sociale se është diagnostikuar me kancer gjiri ndërsa mes lotësh shprehet se ka kaluar një vit të gjatë në kalvarin e spitaleve.
Mira Kazhani shprehet se në podcaste ka treguar gjysmën e saj, ndërsa gjysma tjetër zhvillohej në betejë. Lajmin e hidhur për sëmundjen, Kazhani tregon se e mësoi një vit më parë ndërsa thekson se ai ishte dimri i jetës së saj.
“Po ndaj publikisht dimrin e jetës sime. Një vit më parë më 2 nëntor 2024 mora lajmin që për çdo grua do kthehej në makth.
U diagnostikova me kancer në gji. Që nga ajo ditë jeta ime ndryshoi. Në podcaste keni parë gjysmën time, ndërsa tjetra zhvillohej në betejë. Gjithmonë kam besuar tek rrëfimi.
Më ndihmuan shumë historitë e grave që kishin kaluar nëpër të njëjtin kalvar spitalesh. Nuk ka kancer të lehtë edhe kur zbulohet herët si në rastin tim.
Është makth. Në librin tim “Një ditë tjetër” kam ndarë çdo gjë që kam përjetuar dhe kaluar. Për t’më bërë pyetje, sot kam ulur në karrige një shoqe jete. Ky është podcasti im më i vështirë.”-shprehet Kazhani.
View this post on Instagram