Hilsn

Aksident me vd*kje! Humb jetën babai i 3 fëmijëve, shoferi shqiptar largohet me vrap

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka tronditur zonën e Martinsicuro-s në Itali.

Viktimë ka mbetur Emidio Croci, 47-vjeç, baba i tre fëmijëve dhe me profesion programues, ndërsa shkaktari i dyshuar i tragjedisë është një shqiptar 41-vjeçar me inicialet A.K., rezident në San Benedetto.

Sipas mediave italiane, shqiptari drejtonte një automjet tip ‘Mercedes-Benz A-Class’ që u përplas me shpejtësi të lartë me SUV-in Mercedes GLB ku udhëtonte familja Croci.

Nga përplasja e fortë, 47-vjeçari humbi jetën në vend, ndërsa bashkëshortja e tij është shtruar në spitalin e Sant’Omero dhe djalli 11-vjeçar u dërgua në Ancona me trauma në kokë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas aksidentit, shoferi shqiptar dhe një person tjetër që ndodhej në makinë u larguan në këmbë, duke braktisur vendin e ngjarjes.

Policia italiane nisi kërkimet intensive, ndërsa të nesërmen në mëngjes, 41-vjeçari u vetëdorëzua në komisariat, ku u dërgua më pas në spital për plagët e marra gjatë përplasjes.

Ai është tashmë nën hetim nga Prokuroria e Teramos për vrasje rrugore (“omicidio stradale”) dhe braktisje të vendngjarjes (“omissione di soccorso”), pasi dyshohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, personi i dytë që ndodhej në automjet vijon të jetë në arrati, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morgun e spitalit të Teramos, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Shënim: Fotoja e përdorur në artikull është ilustruese.

×