Hilsn

Fast-Check: Arrestohet Dijonis Biba pas fitimit të 55 mijë eurove?

Fituesi i reality show-t “Ferma VIP”, Dijonis Biba, është vënë në qendër të thashethemeve në rrjetet sociale,

 

 

pas lajmeve se Policia ka nisur hetimet ndaj tij pasi fitoi një shumë të madhe nga basti i vënë për ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Dijonis Biba tërhoqi vëmendjen e publikut pasi publikoi një skedinë ku kishte vënë bast 10 mijë euro për fitoren e Kombëtares, bast që rezultoi fitues me vlerë 55 mijë euro pas golit të Rei Manajt (0-1). Fitorja e tij u kthye menjëherë në lajm.

Megjithatë, menjëherë pas kësaj, në disa media dhe rrjete sociale filloi të qarkullonte lajmi se Policia e Shtetit kishte nisur hetimet ndaj Bibës. Kjo për arsye se bastet sportive janë të ndaluara me ligj në Shqipëri, dhe ky lajm sugjeronte se fituesi i “Ferma VIP” mund të thirrej për shpjegime.

Një verifikim i fakteve tregon se lajmi për nisjen e hetimeve apo ndërmarrjen e hapave ligjorë ndaj Dijonis Bibës nuk është i konfirmuar nga asnjë burim zyrtar i Policisë së Shtetit apo i Prokurorisë.

Edhe pse ligji ekziston, nuk ka asnjë citim apo vendim që konfirmon se Dijonis Biba po ndiqet penalisht apo është thirrur për këtë çështje, duke i bërë këto lajme, për momentin, spekulime të paverifikuara.

×