Hilsn

Ndarja e papritur nga jeta e Shpat Kasapit, reagojnë familjarët

Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se familjarët e Shpat Kasapit kanë konfirmuar vdekjen e të afërmit të tyre të dashur.

Mësohet se Kasapi ka ndërruar jetë në Bolonja të Italisë, ku ishte i ftuar për të marrë pjesë në një koncert.

Po ashtu, familjarët kanë konfirmuar se Kasapi ka vdekur në Itali pas një sulmi kardiak që ka pësuar atje.

Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.

Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.

Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.

I ndjeri ka qenë i martuar dhe ka lënë pas një fëmijë.

×