Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Refuzoi t’i jepte një autograf, Egla Ceno shpërthen ndaj Mimoza Ahmetit ‘Jo të gjithë artistët janë njerëz…’

    0
    By admin on July 21, 2025 Të Fundit

    Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuar mbrëmë në ‘’Goca dhe Gra’’ dhe dukej qartë që nuk kishte ndonjë simpati të madhe për Egla Cenon. Kjo u konfirmua në momentin që aktorja Egla Ceno i kërkoi poetes Mimoza Ahmeti që t’i vendoste një autograf në një nga librat që kishte sjellë me vete, por Mimoza refuzoi duke thënë e prerë: Jo.

    Aktorja ka zgjedhur ta ironizojë këtë veprim të shkrimtares ndaj saj, ku përmes një postimi shkruan se po i shkruan nga fundi i krevatit të spitalit ku është shtruar nëna e saj.

    “Ti je artiste dhe siç e dimë tashmë, artistët nuk janë të detyruar të jenë njerëz”, shkruan Egla duke shtuar se veprimi i shkrimtares ishte “një simfoni hipokrizie e shoqëruar me simptoma të një narçizmi të veshur me ‘poezi’ dhe ftohtësi që as metaforat nuk e ngrohin dot”.

    Reagimi i plotë i Egla Ceno:

    E dashur Moza, ose më saktë: Moza që u ngrit mbi dorëshkrimet e një epoke, që hëngri metafora me lugë floriri e na mësoi të mos i kërkojmë dedikim poetëve, sepse ata janë mbi ne, si retë, si mjegulla, si keqkuptimi.

    Po të shkruaj një letër publike nga fundi i një shtrati spitali ku shtrirë është nëna ime, sepse… le të themi që ti e meriton.

    Moza e dashur, të ndoqa me kureshtje naive (impenjimi do kishte qenë i tepërt) gjatë intervistës që më ra për pjesë të të bëj, ku erdhe bashkë me librin tënd, plot 5 kopje, ndoshta për ta treguar, ndoshta për ta lexuar, ndoshta thjesht për të patur diçka që të mbash në dorë.

    Unë në një akt njerëzor tu afrova me stilolaps në dorë, me lutjen e heshtur të një lexuesi që kërkon një dedikim dhe ti nuk ma dhe. Keqardhje? Jo. Habi? As që bëhet fjalë. Ti je artiste dhe siç e dimë tashmë, artistët nuk janë të detyruar të jenë njerëz.

    E pra, Moza e madhe, nëse një lexues nuk e meriton një dedikim, pse ta marrë librin? Dhe nëse një autore nuk e sheh të arsyeshme të bëjë një dedikim, pse ta sjellë librin në televizor? Sepse, në fund të fundit, kjo është një simfoni hipokrizie e shoqëruar me simptoma të një narçizmi të veshur me “poezi” dhe ftohtësi që as metaforat nuk e ngrohin dot.

    Ti nuk më le dot si “pemë”, më le si dikë që po i kërkonte dedikim dikujt që ka stil përbuzjen si art. Dhe ky është zhanër më vete.

    Me përshëndetje të përmbajtura,

    Një lexuese që do poezi, por jo pa njerëzi.

    egla ceno goca dhe gra mimoza ahmeti
    Previous ArticleTronditëse! Kishte shkuar në udhëtim me familjen, aksidenti tragjik i merr jetën 22 vjecares shqiptare!
    Next Article Cfarë trishtimi! Po mbahej në jetë nga aparaturat, foshnja gjenë vd*kjen nga tragjike nga…
    Të Fundit

    U shfaq duke puthur vajzën e tij në buzë, rrjeti shpërthen ndaj Sokol Ballës ‘Sa e shëmtuar…’

    July 21, 2025

    ‘Gushti me të papritura…’ parashikimi sipas Jorgo Pullës ‘Kini parasysh këto DATA!’

    July 21, 2025

    ‘Të Enjten dhe të Premten do…’ Hakil Osmani jep lajmin e bujshëm ‘Një javë ekstremisht e…’

    July 21, 2025
    Tv Show

    Meri Gjini jep lajmin e madh: Javë vendimtare për vitin 2025, ja cfarë ju pret këto ditë

    July 21, 2025

    E rëndë/ Foshnja lind 6-muajshe por gjen vd*kjen pasi i mituri e hedh në dysheme

    July 21, 2025

    Motra e Gjestit i reagon Egli Takos pasi ofendoi këngëtarin, e krahason me një gomar

    July 21, 2025
    Horoskopi

    ‘Gushti me të papritura…’ parashikimi sipas Jorgo Pullës ‘Kini parasysh këto DATA!’

    July 21, 2025

    Meri Gjini jep LAJMIN E MADH ‘Javë vendimtare për vitin 2025…’ Ja cfarë ju pret këto ditë!

    July 21, 2025

    Një javë me zbuloni tronditëse! Yjet paralajmërojnë, gjërat që do mësoni do jenë ‘SH0KUESE’!

    July 21, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ilaci natyral per reumatizmen, nga Ylli Merja

    April 28, 2025

    Pse na dhembin këmbët? Si t’i kurojmë natyralisht dhe kur duhet të shqetësohemi

    February 3, 2025

    Hithra kundër dhimbjeve të artritit… tri mënyra si ta përdorni

    April 29, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.