Hilsn

Shijoni pushimet! Ja cfarë pritet të ndodh me motin deri në mbrëmje

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, duke sjellë një mot përgjithësisht të mirë në shumicën e territorit.

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare, të cilat do të bëhen më të dukshme në orët e mesditës, veçanërisht në zonat malore. Pikërisht në këto zona parashikohen edhe reshje lokale shiu me intensitet të ulët, të cilat nuk pritet të kenë ndikim të madh në aktivitetet e përditshme.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të intensifikohet, duke arritur deri në 14 m/s.

Deti do të paraqitet i qetë deri mesatar, me valëzim të forcës 1 deri në 3 ballë.

×