Hilsn

‘I dashur, ti je tr*p…’ Neda Balluku tregon se kujt i dedikohet titulli i librit te saj

Moderatorja Neda Balluku, e cila së fundmi kërkoi zyrtarisht divorcin nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, ka folur për librin e saj, “I dashur, ti je trap”.

Neda konfirmoi lajmet për divorcin e saj pas 10 vitesh martesë gjatë emisionit “Goca & Gra”.

Kjo situatë mori vëmendje edhe për shkak të lidhjeve familjare, pasi ish-kunata e saj, Belinda Balluku, ndodhet nën hetim nga SPAK.

Neda vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku mbrëmjen e djeshme, një ndjekës e pyeti në InstaStory se pse zgjodhi pikërisht këtë titull provokues për librin e saj.

Në përgjigjen e saj, Neda tha: “Është një lojë me lexuesin. Në shumë aspekte jam e bindur që është ajo që del trape. Jo ai.”

×