Gazetarja Ledjona Xheladinaj, ish-banore e “Big Brother VIP Albania 3”, po përballet
me një reagim të ashpër nga publiku pas deklaratës së saj të fundit për kushtet brenda shtëpisë së reality show-t.
Pak ditë më parë, e ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Ledjona zbuloi se banorët kishin kaluar vështirësi me ushqimin, pavarësisht sponsorëve të shumtë.
Ajo deklaroi: “Gati dy javë nuk kishim çfarë të hanim… Jo çfarë të hanim se s’kishte, por ishte vetëm një lloj gjëje.
Dhe nëse nuk të pëlqente diçka duhet të thoshe, ‘oo sa e mirë’.”
Mirëpo, kjo deklaratë e saj nuk është pritur aspak mirë nga ndjekësit, të cilët i kanë dalë krah produksionit të “BBVA”.
Komentet kundër gazetares kanë qenë të shumta dhe ironike, duke e akuzuar se ajo e kishte mendjen vetëm tek ushqimi.
Një ndjekës i shkroi ashpër: “Teleshikuesi duhet te shikoj sfida. Jo te shikoj nje gjitar qe ulet ne kolltuk han dhe gromsin.”





