Hilsn

‘Shqipëria do të gabojë…’ Shqipëria mundi Serbin, kapiteni Mitrovic bënë deklaratën e papritur!

Aleksandar Mitroviç ishte një nga protagonistët e ndeshjes të së shtunës

ndaj Shqipërisë dhe në fushën e lojës nuk mundi të bënte asgjë përballë kuqezinjve.

Tashmë kapiteni i Serbisë ka pranuar se humbja në Leskovac

do të ishte një mësim i mirë që do të kujtohej gjatë. Megjithatë, para ndeshjes me Andorrën,

ai ka deklaruar se ekipi do bënte maksimumin për të fituar të tre ndeshjet e mbetura, pasi kishte besim se Shqipëria do të bënte një hap të gabuar në sfidat e nëntorit.

“Një rezultat i vështirë dhe i dhimbshëm është lënë pas! Për ekipin dhe të gjithë kombin.

Pas një humbjeje, gjithmonë dëshiron të rikuperohesh me një rezultat të mirë, sa më shpejt të jetë e mundur.

Kjo është arsyeja pse kemi një ndeshje të rëndësishme përpara, asgjë nuk varet nga ne tani.

Duhet të regjistrojmë tre fitore në tre ndeshjet e fundit dhe shpresojmë që pjesa tjetër e rezultateve të shkojë në favorin tonë.

Unë besoj se edhe Shqipëria do të gabojë! Gjëja më e rëndësishme për ne është ndeshja e parë, kundër Andorrës, duhet të fitojmë.

Po bëhet çdo ditë më e vështirë! Për fat të mirë, sfida të reja vijnë çdo ditë. Ndeshja me Shqipërinë do të na lëndojë për një kohë të gjatë, një mësim i madh,

për fat të keq, ishte edhe për futbollistët e rinj, debutuesit.

Pas ndeshjes me Andorrën, do të mendojmë më hollësisht për atë që na ndodhi të shtunën. Është e thjeshtë, duhet të jetë kështu!

Jam këtu për të ndihmuar trajnerin, sa më shumë që të mundem. Gjëja më e rëndësishme është të ngremë nivelin e ekipit, loja në Andorra, pavarësisht se si tingëllon, për ne është një çështje ‘të jesh apo të mos jesh’. Tani, pavarësisht nëse shënoj tregolësh, një gol apo diçka tjetër, gjëja më e rëndësishme është fitorja”, ishin fjalët e kapitenit të Serbisë para mediave.

 

 

×