.
Hilsn

Françeska Murati në një lidhje rë re dashurie pas ndarjes nga ish-bashkëshorti? (Foto)

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Françeska Murati, e cila gjatë eksperiencës së saj televizive njihej për diskrecionin rreth bashkëshortit, duket se tashmë e ka lënë pas krahëve të shkuarën dhe ka hapur një kapitull të ri rozë në jetën e saj.

Pas konfirmimeve të tërthorta për ndarjen përfundimtare – nga shpërngulja e saj në Tiranë me djalin, deri te deklarata virale se “ai nuk do të gjejë kurrë më mirë se unë” – Françeska ka surprizuar ndjekësit me postimin e fundit.

Me nisjen e muajit shkurt, blogerja ka publikuar foto ku shfaqet në makinë, e buzëqeshur dhe me një buqetë masive trëndafilash rozë në sediljen e pasagjerit. Por më shumë se lulet, vëmendjen e ka marrë mbishkrimi i saj, i cili lë pak vend për dyshime.

“Kur një derë mbyllet, një tjetër derë më e mirë hapet. Ndjehem kaq e bekuar sot që universi më ka sjellë gjithçka që mund të kisha dëshiruar ndonjëherë dhe më shumë. Ju uroj të gjithëve një fillim të bukur të muajit,” shkruan ajo.

Ky mesazh optimist, i shoqëruar me dhuratën romantike, është interpretuar gjerësisht si konfirmim se Françeska ka gjetur sërish dashurinë dhe lumturinë pas periudhës së vështirë të ndarjes.

×