Bota e muzikës është tronditur sot nga lajmi i hidhur për vdekjen e papritur të këngëtarit shqiptar, Shpat Kasapi.
Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se këngëtari humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak
Me vdekjen e tij të papritur Shpat Kasapi la pas djalin e tij, Roar me ish-bashkëshorten Selvije Jao, me të cilën u nda pas disa vitesh lidhje.
Por çfarë thoshte Selvije Jaho për divorcin nga këngëtari?
Rreth dy javë më parë, grimierja e njohur, në një bashkëbisedim online me ndjekësit në Instagram, rrëfeu se kishte ëndërruar që fëmijën e saj ta rriste me të dy prindërit, por theksoi se “kjo është jeta”.
Ajo tha se do të luftojë që djali i saj të rritet në një ambient ku mbizotëron qetësia.
“A e ke pas të vështirë vendimin për të qenë single mam e veçanërisht për fëmijën”, u pyet ajo.
Ndërsa Selvije Jao u përgjigj: “Normal që po, gjëja që unë kam ëndërruar gjithmonë ka qenë të kem familje dhe fëmija të rritet me të dy prindërit, por kjo është jeta.
Për Roelin do luftojë që të rritet në një ambient ku mbizotëron qetësia dhe lumturia, andaj do bëj çmos vetëm që ai të rritet me të gjithë normat që i duhen një mashkulli!
E inshallah të kemi jetë dhe forcë ti përballojmë sfidat.”






