Hilsn

Rikthehet dyshja: Rozana Radi dhe Gerta Gixhari nën moderimin e të njëtin emision!

Muaj më parë, spekulimet rreth një përballjeje të mundshme mes Gerta Gixharit dhe Rozana Radit në një format televiziv, kanë ngjallur interes të madh. Pas përfundimit të “Big Brother VIP 4”, ku ato u përballën si rivale, duket se ky moment po bëhet realitet.

“Goca dhe Gra”, talk show i njohur i Top Channel, është në përgatitje për një rikthim të fuqishëm këtë vit. Ky program sjell në një panel moderatore dhe të ftuara që trajtojnë tema të rëndësishme dhe aktuale të jetës së përditshme.

Sezoni i kaluar ishte i mbushur me emra të njohur si Kleoniki Delijorgji, Gerta Gixhari, Rudina Dembacaj, Loredana Brati dhe Egla Ceno. Tani, ndërrimi i dinamikës në panelin e këtij sezoni pritet të sjellë më shumë energji dhe debat.

Sipas thashethemeve të fundit, moderatorët e rinj do të përfshijnë Ema Andrea, Anila Basha, Rozana Radi dhe Gerta Gixhari. Kjo përbërje e re premton të sjellë një atmosferë të re dhe tërheqëse për audiencën. Data e fillimit të sezonit të ri është 30 shtatori, ku pritet te shohim si do reagoj dyshja.

 

×