Hilsn

LAJMI I FUNDIT/ Aksident i rëndë në vend, raportohet për disa…

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkodër-Tiranë, pasditen e së shtunës.

Në këtë aksident është përfshirë edhe një punonjës i policisë vendore të Shkodrës, shkruan A2.

Nga përplasja mësohet se nuk ka viktima, ndërsa personat në 3 automjetet e këtij aksidenti janë lënduar, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Për shkak se në aksident është edhe një punonjës policie, veprimet hetimore janë duke u kryer nga Prokuroria e Shkodrës.

Grupi hetimor vijon punën për të nxjerrë shkaqet e plota të këtij aksidenti rrugor. (A2 Televizion)

×