Ndarja e papritur nga jeta e këngëtarit të njohur, Shpat Kasapi, në moshën 40-vjeçare, ka tronditur opinionin publik dhe botën e medias, duke zbuluar edhe një plan të madh të tij që mbeti në gjysmë.
Artisti, i cili dyshohet se u nda nga jeta si pasojë e një sulmi në zemër, ishte bërë gati për rikthimin e tij të fuqishëm në ekran.
Televizioni Top Channel ka konfirmuar zyrtarisht përmes një njoftimi se Shpat Kasapi ishte një ndër emrat e mbyllur dhe të konfirmuar për të qenë banor i edicionit të ardhshëm të “Big Brother VIP Albania 5”.
Pak para nisjes së spektaklit të shumëpritur, këngëtari u shua tragjikisht, duke lënë pas jo vetëm hitet e tij ndër vite, por edhe pritshmërinë e publikut për ta parë në këtë format.
Në reagimin zyrtar të televizionit thuhet: “Stafi i Top Channel dhe BigBrother Albania VIP i shpreh ngushëllimet familjes të Shpat Kasapit.”
Kjo humbje e parakohshme ka lënë një boshllëk të madh në skenën muzikore shqiptare dhe te fansat që e kanë mbështetur atë ndër vite.





