Vendi fqinj është e tronditur nga lajmi për vd*kjen e një çifti bashkëshortësh në mënyrë misterioze, teksa trupat e tyre u gjetën të pajetë në banesë, pasi nuk po përgjigjeshin prej gati një jave.
Një grua 55-vjeçare dhe bashkëshorti i saj 58-vjeçar u gjetën të vd*kur në rrugën “Arda”, në Aleksandropolis të Greqisë. Sipas informacioneve, çifti kishte vd*kur që nga e hëna dhe askush nuk e kishte vënë re.
Të afërmit e tyre, të shqetësuar sepse nuk kishin mundur t’i kontaktonin për disa ditë, vendosën të shkonin në shtëpi. Pasi trokitën në derë dhe nuk morën përgjigje, ata njoftuan policinë.
Kur autoritetet mbërritën në vendngjarje, e gjetën çiftin të vd*kur në shtratin e tyre.
Vlerësimet fillestare sugjerojnë se dy personat vd*qën nga tymi i një gjeneratori me benzinë, të cilin me sa duket e përdorën për energji. Pajisja ndodhej në një dhomë ngjitur, gjë që përforcon mundësinë që dy personat të kenë vd*kur në gjumë.
Por shkaqet e sakta të vd*kjes do të sqarohen pas ekzaminimeve të nevojshme dhe raportit mjeko-ligjor. Hetimet e autoriteteve po vazhdojnë, pasi dyshohet se mund të ketë edhe faktorë të tjerë.





