Sot, ditë e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit.
Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshjet parashikohen me intensitet hera-herës deri të lartë.
Gjatë ditës reshjet e shiut priten të jenë prezente me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit
dhe në mënyrë të izoluar do të ketë shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Në zonën e Alpeve, priten reshje bore në formën e stuhive të dëborës, në veri-verilindje në lartësitë mbi 100 metër dhe jug-juglindje në lartësinë mbi 200-300 metër reshje dëbore me intensitet deri mesatar.
Në pjesën tjetër të vendit në orët e pasdites reshje bore me intensitet të ulët (flokë bore).
Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s,
përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era pritet të fitoi shpejtësi deri në 24 m/s. Ndërkohë, valëzimi në det do të jetë i forcës 4-6 ballë.





