BOSH
Hilsn

Zarfet e Zl ‘p*shtuan’ BBVA, familja e Rogertit bënë REAGIMIN URGJENT në lidhje me zënken me Malin

Familja e banorit të “Big Brother VIP 5”, Rogert, ka reaguar publikisht pas vendimit të Vëllait të Madh për të anuluar televotimin…

Në deklaratën e publikuar, familjarët pranojnë se debati mes Rogertit dhe Malit ka kaluar në tone të ashpra dhe jo të denja për t’u parë e dëgjuar, duke u shoqëruar me ofendime nga të dyja palët. Ata theksojnë se tensioni i krijuar është rezultat i presionit dhe stresit të lojës, e cila shpesh i çon banorët në reagime ekstreme.

Kujtojmë se Rogerti ka bullizuar Malin, duke përmendur edhe familjen e tij.

Familja e Rogertit shprehet se, ndonëse respekton vendimet e Vëllait të Madh dhe rregullat e formatit, kërkon që situata të vlerësohet në mënyrë objektive, pa ndikim emocional dhe duke u parë nga të gjitha këndvështrimet. Ata theksojnë se Rogerti, ashtu si çdo banor tjetër, ka hyrë në lojë duke vënë në rrezik imazhin dhe jetën personale përballë publikut, në një format ku presioni psikologjik është i jashtëzakonshëm.

“Respektojmë çdo vendim të produksionit, por kërkojmë drejtësi dhe balancë në gjykim”, përfundon reagimi i familjes, duke i qëndruar pranë Rogertit në këtë moment të vështirë brenda shtëpisë së BBVIP.

 

×