Dy lëkundje tërmeti janë ndjerë këtë të martë në qytetin e Bilishtit dhe në Korçë, duke shkaktuar panik te banorët e këtyre dy qyteteve.
Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 11 kilometra larg qytetit të Bilishtit, në afërsi të qytetit të Kosturit, në Greqi.
Tërmeti ka pasur një magnitudë prej 3 ballësh, ndërsa lëkundjet janë ndjerë qartë në zonën juglindore të vendit.
Deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar./vizionplus.tv






