Hilsn

Ndryshime të mëdha në QSUT! Ja kush e merr postin e zv.drejtoreshës të spitalit

Arjana Strakosha nuk do të jetë më zv. drejtoresha e Qendrës spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Burime për mediat bëjnë me dije se ajo është largua nga posti të cilin e mbante prej shumë vitesh.

Sipas të njëjtave burime mësohet së në vendin e Strakoshës është emëruar mjekia dermatologe, Etleva Jorgaqi.

Përgjatë muajve të fundit Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza është hasur me ndryshime në shumta në nivele drejtuesish.

Pas largimit të ish-deputetit socialist, Florenc Spaho, i cili qëndroi në postin e drejtorit të QSUT vetëm disa muaj, vendin e tij e zuri Anxhela Paparizo.

×