Hilsn

Thellohet tragjedia! Pas 35 vjecarit, humb jetën dhe 17 vjecari nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Vorë

Një lajm i trishtë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, duke thelluar bilancin e aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e 19 shtatorit në Vorë.

Pas disa ditësh në gjendje kome, ka ndërruar jetë në spital 17-vjeçari Aranit Bruka, i cili ishte pasagjer në makinën që drejtohej nga 35-vjeçari Flobert Ajazi. Ky i fundit humbi jetën në vendngjarje, ndërsa Araniti dhe një tjetër pasagjer u transportuan me urgjencë në spital.

Lajmi i hidhur është dhënë nga familjarët e të riut përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njoftohet se varrimi i tij është mbajtur ditën e sotme në fshatin Resk të Kukësit.

Aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 08:30 të mëngjesit të 19 shtatorit, në dalje të Vorës, ku tre automjete u përplasën mes tyre. Si pasojë, humbi jetën në vend 35-vjeçari Flobert Ajazi, ndërsa dy pasagjerët që udhëtonin me të, mes tyre edhe 17-vjeçari Aranit Bruka, mbetën të plagosur rëndë.

×