Hilsn

Prej disa muajsh në lidhje me 16-vjeçaren, polici në Përmet u zbulua nga të rinjtë që e shantazhuan

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Përmetit dhe opinionin publik. Një efektiv i Komisariatit të Policisë së Përmetit, me iniciale A.A 56 vjeç, është nën hetim për një marrëdhënie të dyshuar intime me një vajzë 16-vjeçare, me inicialet S.K., banuese në Këlcyrë.

Sipas burimeve hetimore, marrëdhënia mes policit dhe vajzës ka zgjatur prej disa muajsh dhe është zhvilluar në mënyrë të fshehtë, ndonëse vajza është më e re në moshë se vajza e efektivit.

Rasti u bë publik fillimisht përmes një postimi në rrjetet sociale, duke alarmuar komunitetin dhe autoritetet. Gjatë hetimeve paraprake, grupi hetimor ka identifikuar disa video me përmbajtje intime, të cilat dyshohet se janë realizuar dhe shpërndarë në mënyrë virtuale. Këto materiale rezultojnë të kenë përfunduar në duart e disa të rinjve, shokë të 16-vjeçares, të cilët dyshohet se kanë tentuar ta shantazhojnë efektivin, duke i kërkuar para në këmbim të mospublikimit të pamjeve.

Deri në këtë fazë të hetimeve, janë shoqëruar shtatë persona, ndërsa çështja mbetet në trajtim aktiv nga autoritetet për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësinë e secilit individ të përfshirë.

Burime nga AMP bëjnë me dije se po verifikohen të gjitha rrethanat e ngjarjes, përfshirë moshën e saktë të vajzës në momentin e fillimit të marrëdhënies dhe nëse ajo ka qenë nën presion apo manipulim.

×