.
Hilsn

“E prisja…”/Pse arriti deri në atë pikë situata me Kristin?! Keijsi sqaron: Po përpiqesha, por te partnerja e tij asnjë mashkull nuk…

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Keijsi, i cili përfundoi rrugëtimin e tij në edicionin e pestë të Big Brother VIP pasi mbrëmjen e kaluar u përjashtua nga gara për shkak të një Zarfi të Zi. Ai sonte ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me gjithë këtë eksperiencë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

A është mërzitur Keijsi sepse rrugëtimi i tij përfundoi dhe a e priste këtë vendim?

E prisja. Kryesor ishte momenti me Kristin, por edhe të gjitha gjërat që ishin bërë kohët e fundit, ishin mbledhur bashkë. Ajo ngritja e zërit më shum dhe kundërpërgjigjet që unë kam dhënë gjithmonë.

Pse arriti deri në këtë shkallë debati me Kristin?

Po përpiqesha të kafshoja gjuhën, por nuk e bëra dot më sepse ai djali bullizoi një femër dhe e kërcënoi në njëfarë mënyre duke i thënë që mi zhduk rrobat nga krevati ose do t’i hedh në pishinë. Ajo goca është partnerja ime dhe unë kam të drejtën e botës që ta mbroj. Ai ishte një ngacmim i pastër për të arritur te unë.

Ndër të tjera ai theksoi:

Asnjë mashkull nuk besoj se do të duronte te partnerja e vet.

Elona e pyeti se me këtë ai nënkupton që Kristi “përdori” Inën për të arritur te ai?

Absolutisht që po dhe ia dhashë me kënaqësinë më të madhe.

Nuk e mendoi Keijsi në asnjë moment që të bënte një hap pas?

×