Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Valë e madhe dorëheqjesh pas urdhërit të Ramës, kush janë bashkitë që nuk po e zbatojnë?

    0
    By admin on July 16, 2025 Të Fundit

    Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kryebashkiakëve në të gjithë vendin që të reformojnë stafet e tyre në varësi, duke kërkuar largimin, përmes dorëheqjeve apo shkarkimeve, të nënkryetarëve të Bashkive, administratorëve dhe drejtorëve në njësitë e qeverisjes vendore.

    Urdhëri i Ramës ka nisur të zbatohet, ndërsa vala e dorëheqjeve të imponuara nuk ndalet në ato që konsiderohen si pozicione të nivelit të lartë apo të mesëm në Bashkitë e vendit. Me përjashtim të bashkive që drejtohen nga demokratët, të cilët e konsiderojnë urdhërin e Kryeministrit si politik, në shumë prej bashkive të drejtuara nga socialistët ka nisur etapa e dytë: ajo e njoftimeve, qoftë edhe fiktive, ku ftohen qytetarët që të aplikojnë për vendet vakante, pas dorëheqjeve masive.

    Janë me qindra drejtorë, administrator dhe nënkryetarë të Bashkive që brenda pak ditësh kanë depozituar kërkesat për largim nga funksionet. Por duket se kanë mbetur edhe 3 Bashki që ende nuk po i binden Ramës. Pavarësisht se kanë një peshë shumë më të vogël se Bashkitë tashmë të boshatisura, duket se në morinë e madhe të pushtetit socialist në njësitë e qeverisjes vendore, 3 kryebashkiakë kanë dalë nga ‘rreshti’.

    Bëhet fjalë për Vangjel Tavon e Himarës, Adriatik Mema i Skraparit dhe Ergest Dule i Konispolit. Ky i fundit e ka kundërshtuar Kryeministrin edhe në takimin që u zhvillua me të zgjedhurit vendorë në Durrës, pak ditë më parë, ndërsa u përball me reagimin e ashpër të Ramës, i cili e vuri mes dy zgjedhjesh: dorëhiqu vetë, ose largo drejtorët, administratorët dhe nënkryetarët e Bashkisë.

    Gjithashtu Vangjel Tavo e ka kundërshtuar Ramën, por duke zgjedhur një rrugë më justifikuese, me faktin se të emëruarit prej tij janë të rinj, të cilët do të vlerësohen në bazë të performancës. Në anën tjetër edhe në Bashkinë e Skraparit nuk ka mbërritur ende ‘furtuna’, ndërsa në njësitë e tjera të qeverisjes vendore në Qarkun Berat, ka nisur ‘operacioni’ i pastrimeve bazuar në urdhërin e Kryeministrit. Tashmë duhet pritur se sa do t’i rezistojnë 3 kryebashkiakët presionit për të mos ndryshuar stafet.

    bashkite doreheqje edi rama
    Previous ArticleUpss! Loredana Brati dhe Don Xhoni në një lidhje dashurie?
    Next Article Ngjarje tragjike! Gjendet një trup i p*jetë në vend, dalin detaje
    Të Fundit

    Gati për të shkëlqyer! E Enjtja është dita me fat për këto 2 shenja sipas Paolo Fox

    July 16, 2025

    Aksident i frikshëm në Gjermani! Humb jetën 21 vjecarja shqiptare

    July 16, 2025

    Ishte në lule të rinisë! Ja kush është 29 vjecari që u gjetë i p*jetë nga familjaret në parkim

    July 16, 2025
    Tv Show

    Ndjekësit “nxjerrin zbuluar” ish-banoren e BBVIP Efi Dhedhes, mesazhi: “Të ka dal emri që shkon në burgje”

    July 16, 2025

    “Jam duke u martuar”/ G Bani ‘shokon’ me foton e dasmës krah nuses me vello te bardhe…

    July 16, 2025

    Pas dy rasteve të mëparshme/ Edhe ish-banorja e “Big Brother VIP” takim special me të burgosurit në Fushë-Krujë

    July 16, 2025
    Horoskopi

    Gati për të shkëlqyer! E Enjtja është dita me fat për këto 2 shenja sipas Paolo Fox

    July 16, 2025

    Debate të ashpra që do ju trazojnë jetën! Kjo e Martë nuk do jetë dita juaj, ja cfarë thonë yjet

    July 15, 2025

    Ngjarje të vrullshme, planetët sjellin trazira! Meri Shehu sjellë parashikimin e madh ‘Përplasje në marrëdhenie dashurore…’

    July 14, 2025
    Këshilla Shëndeti

    10 shenja që trupi po ju tregon qartë: Keni probleme me veshjat!

    May 15, 2025

    Kujdes nga këto simptoma, tregojnë që keni metale të rënda dhe toksina në trup! Ylli Merja: Ja si t’i largoni

    April 1, 2025

    Ilaci natyral per reumatizmen, nga Ylli Merja

    April 28, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.