Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Shkaktarët dhe trajtimi natyral nga Ylli Merja

    0
    By admin on April 29, 2025 Këshilla Shëndeti

    Ënjtja e këmbëve është një problematikë që haset shpesh në përditshmëri.

    Më së shumti shfaqet si pasojë e grumbullimit të ujit në këmbë, kryesisht në shputa dhe nga gjuri e poshtë.

    Ënjtjet e këmbëve në situata të caktuara mund të jenë plotësisht normale pa pasur nevojë për shqetësim.

    Pas qëndrimit të gjatë në këmbë ose ulur është normale të shfaqen ënjtjet e këmbëve, apo në shtatzani e mbipeshë.

    Gjithashtu ënjtja e këmbëve mund të vijë dhe si një efekt anësor i ilaçeve.

    Por ka mjaft raste kur shkaktarët janë me të vërtetë të rrezikshëm, nga problematika me veshkat, zemrën, etj…

    Në lidhje me këtë tematikë – ënjtja e këmbëve, shkaktarët dhe sëmundjet që fshihen, flasim në studion e “Rreze Dielli” në Report TV me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili na tregon dhe trajtimet më të mira natyrale.

    “Simptomat e para të ënjtjeve të këmbëve janë skuqjet në shputa, ndezje këmbësh, ënjtje, mavijosje dhe nxirje e këmbëve, por dhe formim ulçerash te pjesa midis gjurit dhe kyçi të këmbës”, nënvizon Merja në fillim të bisedës, duke vijuar me shkaqet më të zakonshme të enjtjes së këmbëve:

    – Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur ose në këmbë

    – Probleme me zemrën: insuficiencë kardiake që çon në grumbullim të lëngjeve në trup

    – Probleme me veshkat: pamundësia për të filtruar ujin dhe kripën, mbingarkesë lëngjesh

    – Probleme me mëlçinë: ciroza çon në uljen e proteinave, lëngu kalon në inde

    – Probleme me venat me variçe: valvulat venoze nuk mbyllen mirë

    – Shtatzania: shtypje e venave abdominale dhe rritje e vëllimit të gjakut në vena

    – Lëndime lokale: thyerje, ndrydhje, inflamacion

    – Mbipesha çon në rritje presioni në venat e këmbëve

    – Medikamentet e shumta: kortikosteroidet, për presionin e gjakut, estrogjenët, etj.

    “Eshtë shumë e rëndësishme që çdo simptomë, çdo ndryshim në trupin tonë të mos e anashkalojmë. Duhet kërkuar ndihma mjekësore në rast se kemi ënjtje të papritur të këmbëve, gulçim ose vështirësi në frymëmarrje, pengesë në urinim. Gjithashtu nëse enjtja nuk largohet pas përdorimit të metodave natyrale apo kemi enjtje të njëanshme të këmbëve, të cilat mund të na rrezikojnë për trompozë”, këshillon Ylli Merja.

    Bimët diuretike dhe anti-inflamatore më të mira janë: hithra nxit largimin e ujit të tepërt nga organizmi; lulerradhiqja forcon funksionin e veshkave dhe redukton mbajtjen e lëngjeve; bishta qershie shumë efektive për largimin natyral të ujit; këputja nxit urinimin; trëndafili i egër dhe rrënja e majdanozit gjithashtu. Ushqimet më të rekomanduara kundër enjtjes janë selino, shalqi, kastravec, panxhar, limon. Ndërsa bimët më të mira për përmirësimin e qarkullimit të gjakut janë: gështenja e egër forcon venat dhe zvogëlon edemat; lule murrizi dhe frut murrizi pastron venat, i jep elasticitet; molla e egër pastron arteriet dhe venat; gjethe ulliri përmirëson qarkullimin e gjakut.

    “Kombinimi i ushqimeve të shëndetshme, bimëve natyrale, aktivitetit fizik të moderuar dhe masazheve, ndihmon në kontrollimin e ënjtjes së këmbëve”, nënvizon specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, i cili tregon dhe disa teknika natyrale në trajtimin e këmbëve të enjtura.

    – Përzieni 50 ml uthull molle me 100 ml ujë, 50 ml ekstrakt variçe dhe 1 lugë gjelle kripë. Lagim një nape dhe e mbështjellim në këmbë, e mbajmë 10-15 minuta, më pas këmbët i lyejmë me vaj livando ose rozmarine, ose mund t’i lyejmë me vajin Reumer. Masazhoni këmbët nga sipër poshtë drejt zemrës për 10-15 minuta. Pas kësaj këmbët mbahen lart mbi nivelin e zemrës 15-20 minuta. Ky veprim bëhet 2 herë në ditë.

    – Çdo mëngjes pini një gotë ujë me lëng limoni dhe dy lugë uthull molle.

    – Përdorni çajra diuretik për enjtje: Në 1 litër ujë zieni 2 minuta një dorë radhiqe, një dorë hithra, një dorë bishta qershie, një dorë këputje. Pini 3×1 gotë në ditë.

    – Përdorni çajra për qarkullimin e gjakut: Në 1 litër ujë zieni 2 minuta 5 lugë gjethe çaj kolestomer + një dorë murriz lule + 1 dorë hithra + 1 dorë radhiqe + 2 lugë fruta pylli. Pini 3×1 gotë në ditë para buke.

    “Thelbësore për çdo trajtim është së pari të gjejmë shkakun dhe më pas të nisim një kurim sa më të shpejtë dhe efikas”, rekomandon në fund të bisedës biofarmacisti Ylli Merja.

    Previous ArticleE Marta e “TERSIT”,horoskopi ditor, 29 Prill 2025
    Next Article ‘Muaji MAJ, mban çelësat e së ardhmes’, Astrologu paralajmëron një muaj URAGAN për shenjat…
    Të Fundit

    ‘Javë e vështirë, bllokim fati dhe shanse të pakta për…’ Ja me cfarë sfidash do të përballen shenjat e horoskopit!

    June 13, 2025

    Shqiptari u hodh në lumë dhe i shpëtoi nga mb*tja, dy fëmijët e m*tur ndërrojnë jetë! Prindërit bëjnë gjestin prekës

    June 13, 2025

    Wow! Gerta Gixhari tërbon rrjetin me linjat e saj të ekspozuara me b*kini! (Foto)

    June 13, 2025
    Tv Show

    Keni bërë plane për në plazh? Mësoni si parashikohet të jetë moti nesër, ja si do të lëvizin temperaturat

    June 13, 2025

    Shqipëria e kercenuar? Ndër vendet që preket nga raketat iraniane — zbulohet hartane plotë…

    June 13, 2025

    U perfol per dashuri me Gazetarin e njohur… Rike Roçi konfirmon lidhjen e re/ Publikon foton teksa po q…

    June 13, 2025
    Horoskopi

    ‘Javë e vështirë, bllokim fati dhe shanse të pakta për…’ Ja me cfarë sfidash do të përballen shenjat e horoskopit!

    June 13, 2025

    ‘Kujdes në familje, një ndodhi e papritur do ju…’ Horoskopi për sot, ja cfarë e pret këtë shenjë!

    June 13, 2025

    Hëna luleshtrydhe e Qershorit sjell ndryshime jetësore për këto shenja të horoskopit!

    June 12, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja tregon `frutin magjik` qe bën mrekulli tek diabetiket

    May 1, 2025

    Përzjeni limon me një lugë vaj ulliri dhe do ju ndihmoj nga këto “sëmundje”…

    June 5, 2025

    Ylli Merja: Si të largojmë në kohë rekord në kushte shtëpie mykun e thonjve

    April 1, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.