Hilsn

Greqia merr vendimin përfundimtar për shqiptarin që tentoi t’i shpëtoi jetën 2 të miturve

Ledian Goga, shqiptari nga Berati që në qershor të këtij viti u bë hero pasi shpëtoi dy fëmijë nga mbytja në lumin Arachthos në Greqi, është nderuar nga vetë Kryeministri Kyriakos Mitsotakis me nënshtetësi greke.

Mitsotakis e falenderoi publikisht 41-vjeçarin për aktin e vetëmohimit, duke e cilësuar si shembull të humanizmit dhe guximit.

“Ledian Goga rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar dy fëmijë. Një akt heroik që meriton respektin tonë. Sot atij iu dha nënshtetësia greke”, shkroi ai në Facebook.

Ngjarja që tronditi Artën ndodhi në muajin qershor, kur dy të mitur, 12 dhe 14 vjeç, rrezikuan mbytjen në ujërat e rrëmbyeshëm. Gjoka, i cili u hodh pa hezitim në lum, arriti t’i nxirrte të gjallë, pavarësisht se vetë pësoi lëndime në këmbë.

Ledian Gjoka kishte emigruar në Greqi 24 vite më parë dhe prej pesë vitesh jeton në Artë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.

Marrja e nënshtetësisë u prit me duartrokitje nga komuniteti vendas, duke e vlerësuar si një histori që bashkon dy popuj.

×