Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin rrugor Fier-Seman.
Sipas raportimeve, një automjet me drejtues shtetasin J.M., ka përplasur një karrocë që tërhiqej me kafshë dhe drejtohej nga shtetasi F.R.
Për pasojë, ky i fundit është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital. Gjendja e tij nuk dihet ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë Çlirim, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me një karrocë që tërhiqej me kafshë, e cila drejtohej nga shtetasi F. R..
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. R., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.





