Pasditen e djeshme, në qytetin e Korçës ka ndodhur një ngjarje e rëndë, ku tre vajza të mitura, të moshës 3, 7 dhe 10 vjeç, janë dërguar me urgjencë në spital pas konsumimit të disa karameleve që përmbanin substanca narkotike, konkretisht kanabis.
Sipas shefit të Pediatrisë në spitalin e Korçës, Robert Rado, vajza e vogël 3-vjeçare ka arritur në gjendje kritike dhe është detyruar të intubohet. Dy vajzat e tjera janë jashtë rrezikut për jetën, por gjendja shëndetësore e vogëlushes 3-vjeçare mbetet ende e rëndë.
“Vajza 10 vjeç në gjendje të mirë, vajza 7 vjeç me parametra normale. Vajza 3 vjeç ne gjendje të rëndë për shkak të substancave që ndikojnë sistemin nervor. Karamelet kanë pasur përmbajtje kanabisi. Përdorja ne mosha pediatrike është fatale. Ne moshe te tillë nuk kemi pasur.
Ishte rasti I parë. 3 vjeçarja ka dalë nga intubimi, ruan parametrat brenda normave. Keto substanca kane efekt afatgjate. Eleminohen deri në 15 ditë. Kanë konsumuar nga dy karamele. Analizat laboratorike do te tregojne nivelin e narkotikeve ne gjak”, tha shefi i Pediatrisë Korçë.