Hilsn

E FUNDIT: Zjarri i fuqishëm përfshinë disa banesa në vend, një 12 vjecare thuhet se…

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë disa banesa të ngjitura me njëra-tjetrën në lagjen “Loni Dhamo”, në qytetin e Lushnjës.

Sipas informacioneve paraprake, një vajzë është transportuar me urgjencë drejt spitalit, pasi ka shfaqur shenja asfiksie nga tymi.

Ndërkohë, banorët e tjerë kanë arritur të dalin në kohë nga banesat, pa pësuar dëmtime. Mësohet se dy prej banesave janë shkrumbuar totalisht dhe një pjesërisht e djegur.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe forca të shumta policie, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sigurimin e zonës.

×