Hilsn

Lajm tragjik: Aksidenti i rëndë i merr jetën të riut shqiptar

Një 48-vjeçar shqiptar, ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë rrugor në zonëns e Calenzanos të Italisë.

Viktimia, Fatmir Muslia ishte shofer kamioni dhe jetonte prej shumë vitesh në Itali. Sipas mediave të huaja Muslia ishte duke drejtuar kamionin e tij kur më pas u përplas me një automjet tjetër, përplasja ishte shumë e fortë, dhe fatkeqësisht viktima nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra.

Menjëherë pas lajmit, miq dhe bashkatdhetarë të tij u mblodhën pranë shtëpisë së tij në Via di Vittorio, një kryqëzim mes Via Firenze-s dhe Via Romana-s, për t’i shprehur ngushëllimet familjes.

Funerali u zhvillua në varrezat e qytetit Tau, ku mori pjesë një numër i madh qytetarësh dhe miqsh, duke nderuar kujtimin e Fabios, ashtu si edhe e njihte komuniteti. Fatmiri la pas gruan, Blerinën, dhe dy fëmijët, Fabianon dhe Fabiolën.

Ai kishte jetuar në Itali për rreth njëzet vjet dhe ishte veçanërisht i integruar në Altopascio, duke u bërë pjesë e komunitetit vendas.

Miqtë e tij e përshkruanin si një person të dashur, të sjellshëm dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

“Vinte shpesh në klubet e bilardos dhe ishte gjithmonë i qeshur, i kujdesshëm dhe i respektuar. Një person që gëzonte respekt dhe dashuri nga të gjithë”, thanë miqtë.

Ata shtuan se ai ishte një shofer i vetëpunësuar, zotëronte makinat e tij dhe transportonte mallra për palë të treta.

×