Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Si të shpëtoni nga pagjumësia? Specialisti Ylli Merja jep zgjidhjen: Nga livando tek kamomili, çajrat që ju ndihmojnë jane…

    0
    By admin on January 6, 2025 Uncategorized

    Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv mjeku

     

     

    popullor Ylli Merja foli për pagjumësinë. Si ta kuptoni nëse vuani nga pagjumësia kronike?

    Pagjumësia nuk është një sëmundje por krijon lodhje dhe mund të çojë drejt shumë sëmundjeve të tjera nëse nuk kurohet dhe bëhet kronike. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv mjeku popullor Ylli Merja foli për pagjumësinë. Si ta kuptoni nëse vuani nga pagjumësia kronike?

    Pagjumësia e shkallës së parë:

    -Kur shtriheni për gjumë dhe ju zë nga ora 1-2 pas mesnate

    Pagjumësia e shkallës së dytë:

    -Shtriheni për gjumë nga ora 10-11 të darkës dhe ju del gjumi në orën 1-2 të mesnatës deri në orën 4-5 të mëngjesit qëndroni pa gjumë dhe më pas i riktheheni sërish gjumit.

    Pagjumësia e shkallës së tretë:

    -Zgjoheni rreth orës 2-3 të natës dhe më pas nuk flini dot më

    Ndërsa shpjegoi se cilët janë shkaktarët që mund t’ju çojnë drejt pagjumësisë:

    1.Pagjumësia primare

    Ndryshimet e jetësës, puna me turne

    Gjendja emocionale dhe stresante

    Udhëtimet në vende të ndryshme të botës

    2.Pagjumësia sekondare

    -Gjendjet shëndetësore që shoqërohen me dhimbje në trup ( dhimbje reumatizmale, stomaku, koliti)

    -Çrregullimet neurologjike si alzhaimer, parkinson, depresion

    -Përdorimi i ilaçeve të ndryshme

    -Gjendjet e ndryshimeve hormonale si menopuaza, infarkti, hipertiroidizmi

    Mjeku popullor Ylli Merja sygjeroi disa çajra bimorë që ndihmojnë personat që vuajnë nga pagjumësia.

    “Më e mira nga bimët që duket sikur të rrëmben në atë botën e saj është livando. Një çaj me livando në darkë gjysmë ore para gjumit, një orë para gjumit do të ishte një medikament rifreskues I mrekullueshëm. Gjithashtu çaji I kamomilit, është një qetësues shumë I mirë sidomos për sëmundjet e traktit gastro-intestinal.Merret një lugë gjelle çaj kamomili dhe hidhet në 200 ml ujë, shumë mirë do ishte që në darkë të përdorim edhe qumështin” tha ai, ndërsa shtoi në gamën e gjerë të bimëve që ndihmojnë në pagjumësi si bari bletës, sherebelë, dafinë, valerianë etj”

    Ai sygjeroi edhe ndjekjen e terapisë së gjumit sipas këtyre pikave:

    Relaksoni muskujt me anën e ushtrimeve të frymëmarrjes ( merrni frymë thellë dhe nixrreni ajrin pak nga pak 4-5 herë)

    Qëndroni të çliruar në krevat dhe bëni 4-5 herë numërimin mbrapsht 10, 9, 8, 7….

    Shmangni produktet që vështirësojnë gjumin si kafe, pije energjike, alkool

    Mos hani darkë para se të flini

    Krijoni një orar të caktuar gjumi

    Ndërsa theksoi se organizmi ynë mund të pësojë sëmundje nga më të ndryshmet nga pagjumësia. Ku ndër kryesorët është mëlçia dhe zorra e trashë. Gjithashtu mund të bëhet pararendëse për ankthin, stresin, alzhaimerin./Shqiptarja.com

    Previous ArticleVuani nga koliti? Mjeku popullor, Ylli Merja: Ja si të kuroheni plotësisht përmes përzierjes së çajrave bimorë dhe lules së…
    Next Article U përfol për lidhjen me gazetarin e njohur, Vesa flet për herë të parë
    Të Fundit

    Tr*nditëse! Mbytet një person në det, dalin detajet e para

    August 15, 2025

    ‘Djalë më të shkëlqyer s’kish…’ Flasin të tronditur fqinjët e Eraldit ‘Familja e tyre ishte…’

    August 15, 2025

    Mes lotësh dhe hidhërimit të madh i jepet sot lamtumira e fundit Eraldit që ju pre jeta në mes nga bashkëmoshatari i tij!

    August 15, 2025
    Tv Show

    Vr*sja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari! Autori konf*ktohej me vikt*mën prej më shumë se 1 viti, si ndodhi kr*mi.

    August 15, 2025

    Vr*sja e 14-vjeçarit në Maliq, arrestohen 8 persona

    August 15, 2025

    U vr* pas sh*rrit me bashkëmoshatarin, ky është 14-vjeçari që humbi jetën në Maliq

    August 15, 2025
    Horoskopi

    ‘Një hije e zezë dp ju…’ E Premte e trishtueshme, ja cfarë i pret këto shenja!

    August 14, 2025

    Gati për t’iu ndryshuar jeta! Këto 5 shenja të horoskopit do përballen me të papriturat javën e ardhshme!

    August 14, 2025

    Përzierje emocionesh dhe ngjarjesh! Yjet do SHTANGIN në mbrëmje, ja cfarë i pret këto shenja!

    August 14, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Keni dhimbje të gjurit? Ja kura natyrale që do jua largojë dhimbjet përgjithmonë

    February 5, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Shkaktarët dhe trajtimi natyral nga Ylli Merja

    April 29, 2025

    I hani qepët e njoma çdo ditë? Ja përfitimet e jashtëzakonshme në shëndetin tuaj

    June 2, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.