Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    E rëndë/ Një 35-vjeçar gjendet pa shenja jete i copëtuar në një kosh me gëlqere, arrestohen partnerja dhe nëna e tij

    0
    By admin on July 31, 2025 TvShow

    Një krim i rëndë është zbuluar në zonën Udine në veri të Italisë , ku autoritetet zbuluan trupin e copëtuar të një 35-vjeçari, në dhomën e magazinimit të shtëpisë së tij.

    Krimi brutal dyshohet se është kryer nga nëna e tij dhe partnerja e tij, të cilët, sipas informacioneve nga agjencia italiane ANSA, tashmë e kanë rrëfyer krimin.

    Dy gratë, partnerja 30-vjeçare e viktimës, me origjinë nga Kolumbia, dhe nëna e tij, e njohur në komunitetin vendas si infermiere, ishin ato që telefonuan autoritetet rreth orës 10:30 të mëngjesit.

    Kur karabinierët mbërritën në banesën në Via dei Lotti, gjetën trupin e 35-vjeçari në gjendje dekompozimi, i cili ishte copëtuar dhe vendosur në një kosh të madh në depo, i mbuluar me shtresa gëlqereje, ndoshta për të mbuluar erën dhe për të vonuar dekompozimin.

    Dy gratë janë marrë në pyetje për orë të tëra, ndërsa prokuroria e Udines ka marrë përsipër çështjen. Edhe pse ato kanë pranuar përfshirjen e tyre në krim, ende nuk është sqaruar se cilat ishin motivet e tyre.

    Sipas mediave italiane, incidenti i paimagjinueshëm ndodhi pas një grindjeje për një çështje për motive banale. Viktima, Alessandro Venier, mësohet se kishte një vajzë gjashtëmuajshe me partneren e tij, e cila është vënë nën mbrojtjen e shërbimeve sociale të bashkisë.

    Lajmi ka tronditur komunitetin vendas. Fqinjët thonë se janë të tronditur, pasi nëna e viktimës ishte një person shumë i dashur dhe i njohur në zonë.

    “Nuk më kujtohet të ketë ndodhur ndonjëherë diçka e tillë këtu”, tha kryetari i bashkisë së Gemonës, Roberto Reveland, dukshëm i tronditur. “Kjo është një ngjarje tragjike dhe tronditëse. Nuk e njihja personalisht Venierin, më thanë se punonte shpesh jashtë vendit. Nuk e di se çfarë lloj marrëdhënieje kishte midis tij dhe nënës së tij”, shtoi ai.

    Previous ArticleAksident i frikshkëm në Tetovë-Shkup, 3 persona humbin jetën!
    Next Article Tronditëse! Një 35-vjeçar gjendet pa shenja jete i c*pëtuar, arrestohen partnerja dhe nëna e tij!
    Të Fundit

    E Premte e trishtë: Dikush do zbuloi trahdëtinë e jetës, dikush tjetër do humb pasurinë e tij! Kujdes nga…

    August 1, 2025

    Tronditëse! Një 35-vjeçar gjendet pa shenja jete i c*pëtuar, arrestohen partnerja dhe nëna e tij!

    July 31, 2025

    Aksident i frikshkëm në Tetovë-Shkup, 3 persona humbin jetën!

    July 31, 2025
    Tv Show

    Katër shenjat e horoskopit që do ta “mbushin” plot llogarinë bankare këtë vit

    August 1, 2025

    Aksident tragjik në Zvicër: 2 adoleshentë humbin jetën, drejtuesi 16-vjeçar shqiptar

    August 1, 2025

    Vd*s një fëmijë dhe lëndohen pesë persona në një aksident në Skenderaj

    August 1, 2025
    Horoskopi

    E Premte e trishtë: Dikush do zbuloi trahdëtinë e jetës, dikush tjetër do humb pasurinë e tij! Kujdes nga…

    August 1, 2025

    Mbani shënim këto 5 data për muajin Gusht! Ngjarje me rëndësi dhe me shumë fat, por dhe me…

    July 31, 2025

    Dita e fundit e Korrikut sjellë TR0NDITJE për këto shenja! Tensione dhe të papritura të paimagjinueshme

    July 31, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja tregon `frutin magjik` qe bën mrekulli tek diabetiket

    May 1, 2025

    Vetëm 1 Lugë Sodë Buke Shuan Djegien e Zemrës Brenda Minutash – Ja Si Funksionon Ky Truk i Shpejtë Natyral!

    June 18, 2025

    Hithra kundër dhimbjeve të artritit… tri mënyra si ta përdorni

    April 29, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.