Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Armand Duka deklaroi se nuk e njeh, reagon Juliana Nura: Kombëtarja është një biznes i tij…

    0
    By admin on June 11, 2025 TvShow

    Juliana Nura e ftuar në emisionin “Live From Tirana”,

     

    ka folur për zhurmën e krijuar në media pas lajmit se ajo kishte siguruar bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi nëpërmjet presidentit të FSHF-së, Armand Dukës. Ky i fundit ka deklaruar se nuk e njeh Julianën – një pohim që ka ngritur pikëpyetje dhe ka nxitur reagime në rrjete sociale.

    Në intervistën e saj, Juliana sqaroi se ka siguruar biletat përmes kontakteve të njohura dhe se kjo është një praktikë e zakonshme për personat që punojnë në media.

    “Njerëzit e Armandos ne i kemi të njohur dhe i kam bërë një telefonatë. Kam marrë dhe bileta online, për shkak të tifozave kuqezi dhe Plisat, që të mos bëhej rrëmujë. Sepse është një lojë shumë e tensionuar, me Serbinë, e dimë si është historia jonë,” – tha ajo.

    Ajo shtoi se pjesë të biletave i kishte siguruar në mënyrë të rregullt, online, ndërsa pjesa tjetër nëpërmjet kontakteve, duke theksuar se për figurat publike dhe gazetarët, kjo është diçka e natyrshme.

    “Ne që jemi media, që jemi në televizion, i marrim biletat sepse është diçka që na takon. Nuk e kuptoj pse u bë kaq e madhe,” u shpreh Juliana.

    E pyetur nëse e njeh personalisht Armand Dukën, ajo u përgjigj se e ka hasur disa herë në ambientet e stadiumit “Air Albania”, por marrëdhënia e tyre nuk shkon përtej një përshëndetjeje formale.

    “Kur kam qenë në Tiranë në ‘Air Albania’ e kam hasur disa herë, i kam dhënë dorën, por kaq”, tha ajo.

    Sa i përket deklaratës së Dukës se nuk e njeh, Juliana u tregua e rezervuar, duke shtuar: “Nuk e kam parë këtë, përderisa nuk e kam parë nuk di se çfarë të them. Por për shkak imazhi… unë mendoj se është privatizuar ‘Air Albania’, është privatizuar Kombëtarja prej tij. Kështu e kuptoj, që është një biznes i tij dhe nuk do që ta dëmtojë duke thënë që i ka dërguar bileta”.

    Në fund, ajo shprehu pakënaqësinë për mënyrën si po menaxhohet qasja në stadium dhe mungesën e hapësirës për tifozët e përkushtuar shqiptarë.

    “Nuk është e drejtë të lësh tifozat kuqezi dhe Plisat jashtë ‘Air Albania’,” përfundoi ajo. Deklaratat e Julianës vijnë në një kohë kur ndarja e biletave për ndeshjet e rëndësishme të Kombëtares shqiptare po shihet me shumë vëmendje nga publiku dhe media.

    Previous Article“Natën e mirë” apo fillimi i një historie të re? Postimi i Eglit ndez dyshimet për ribashkim me Gjestin
    Next Article Ish-banorja e BBVA rrëfen rrëmbimin e të birit nga ish-bashkëshorti
    Të Fundit

    E Diela e aksidenteve! Makina përpIaset me kamiocinën, një person në gjendje kritike

    June 22, 2025

    Ngjarje e rëndë në vend! Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij!

    June 22, 2025

    ‘L*fta fillon tani…’ Irani del me deklaraten pas suImeve amerikane!

    June 22, 2025
    Tv Show

    Horoskopi javor (23 deri më 29 qershor 2025)

    June 22, 2025

    U tha se është shtatzënë, reagon Armina Mevlani…

    June 22, 2025

    Ylli Merja: Dy recetat për të shëruar artritin: Për personat që e kanë të vështirë…

    June 22, 2025
    Horoskopi

    Një kthesë e papritur jetësore do ju ndodh! Horoskopi për sot, E Diela sjell ndryshime rrënjësore për 3 shenja

    June 22, 2025

    Kjo do jetë Vera juaj! 3 shenjat e horoskopit që do marrin atë që meritojnë, si për mirë ashtu dhe për keq!

    June 21, 2025

    Upss! Kjo shenjë do të zhytet në borxhe, një problem do e cojë drejtë një rruge të vështirë! Ja kush do…

    June 21, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja: Ja si të përdorni bananet në trajtimin e problematikave të…

    April 1, 2025

    Ju ënjten këmbët? Ja çfarë fshihet pas, Ylli Merja sjell kurën natyrale…

    June 21, 2025

    Ju futen thonjtë në mish? Ylli Merja tregon kurën natyrale që ju shpëton në pak ditë

    February 4, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.