Edhe pse është një nga figurat kryesore të TV Klan,

Ardit Gjebrea nuk ka mbetur indiferent ndaj ngjarjeve të fundit në Big Brother VIP Albania.
Në një postim në Instagram, ai ka ndarë një moment emocional nga spektakli i mbrëmshëm, ku Nikol,mbesa e Rozana Radin, hyri në shtëpinë e BBVA për ta takuar.
Gjebrea shkruan: “Kur më tha Andeta Radi që do hynte sonte Nikol të takonte Rozin, nuk mund ta humbja këtë moment kaq emocionues.”
Kjo tregon se edhe ai e ka ndjekur spektaklin dhe ka përjetuar nga afër emocionet e këtij takimi special.
Pavarësisht angazhimeve në TV Klan, duket se BBVA ka tërhequr vëmendjen e tij, duke e bërë pjesë të diskutimeve mbi banorët dhe ngjarjet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.