Vdekja e papritur e këngëtarit Shpat Kasapi ka sjellë jo vetëm homazhe, por edhe një përplasje
të fortë mes dy emrave të njohur të skenës shqiptare,
Adelina Tahirit dhe Adelina Ismailit, lidhur me etikën e sjelljes në ditë zie.
Adelina Tahiri, e ftuar së fundmi në T7, ka kritikuar ashpër kolegen e saj për faktin se ka mbajtur koncert pikërisht natën kur u dha lajmi tragjik për Kasapin.
Tahiri tha se, edhe pse nuk ishte e nevojshme të anulohej koncerti, pritej një gjest minimal nderimi.
Ajo deklaroi: “Unë e përgëzoj për arritjet, sukseset,
por atë natë në koncert është dashtë të mbajë të paktën një minutë heshtje, një fjalim i shkurtër… s’po them ta anulojë koncertin, larg asaj, po të kishte vetëm diçka aty.
”Kritika e saj u bë më e ashpër kur e cilësoi mungesën e reagimit si të papranueshme moralisht për një artiste të atij niveli.
“E mjerueshme që nuk e ka kujtuar fare,” përfundoi ajo.
Deri tani, Adelina Ismaili ende nuk ka reaguar publikisht ndaj këtyre kritikave.





