Hilsn

Aksident i tmerrshëm në vend: Makina bie në humnerë, humb jetën mësuesja dhe shoferi. Në gjendje të rëndë një infermiere

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në aksin rural Kabash-Poroçan, pranë fshatit Bardhan në Gramsh, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë.

Raportohet se kamioni që ka dalë nga rruga, transportonte personelin e administratës, një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit.

Bëhet me dije se si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë një mësuese dhe shoferi mjet, ndërsa infermierja ndodhet në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka shkuar në vendjgjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht, dyshohet se rruga e vështirë dhe kushtet e terrenit mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit.

×