Xheneta Fetahu ka surprizuar ndjekësit në rrjete sociale duke zbuluar se i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në hundë.
Përmes një “story” të postuar në Instagram, ajo shfaqet e shtrirë në shtratin e spitalit, menjëherë pas operacionit, ndërsa në dhomë nuk mungojnë dy persona shumë të afërt për të Adri dhe Iliriana.
Në pamjet e publikuara, Xheneta duket e qetë dhe me humor të mirë, pavarësisht fashos në hundë, duke treguar se gjithçka ka shkuar sipas planit.
Ditën e sotme, Xheneta ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një foto pas operacionit, ku shfaqet ende me fasha.

Përmes këtij postimi, ajo ka përcjellë një mesazh të fortë sensibilizues për të gjithë, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjes së mjekëve profesionistë.
“Mos ia besoni shëndetin kujtdo. Operacionet bëhen vetëm nga specialistë të vërtetë, sepse dora e gabuar të merr në qafë jetën,” shkroi ajo krahas fotos, duke lënë të kuptohet se rasti i saj ka qenë delikat.





