Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    ‘Një nga javët më të fuqishme…’ Meri Shehu paralajmërojnë shenjat, yjet sjellin lajmet shumë të këqija!

    0
    By admin on April 21, 2025 Të Fundit

    Yjet kanë vendosur të na sprovojnë këtë javë.

    Parashikimi i përjavshëm i astrologes Meri Shehu në programin “Rudina” në Tv Klan nuk është shumë optimist.

    Planetët kanë përballje të forta dhe rrjedhimisht ne do të ndiejmë ndikimin e tyre, nervozizmin, konfliktet dhe duhet të reflektojmë me kujdes.

    Numri i yjeve që astrologia i ka vendosur secilës shenjë është një tregues sesa kritike është kjo javë.

    Lexoni me vëmendje këshillat e Meri Shehut për të kuptuar si t’i mbijetoni sfidave që ka rezervuar universi.

    Meri Shehu: Është nga javët më të vështira. Përballjet planetare janë shumë të forta.

    Dielli sot kundërshtohet bindshëm me Marsin, në datën 23 do të përballet me Plutonin në Ujor kështu që kemi një javë sherrxhie, konfliktuale, debatesh, të gjithë do të kenë nerva, paragjykime, parashikime të vështira, çfarë s‘do të ndodhë.

    Këtë javë do t’i provojmë të gjitha intensitetet.

    Mjafton të jemi të qetë që ta kalojmë sepse në datën 23 përballet dielli me Plutonin dhe mund të kemi ngjarje më domethënëse dhe më të forta nga sa mendojmë, jo detyrimisht në jetën personale, por në planin më të gjerë kozmik.

    Do ta shikojmë me kujdes këtë javë, nuk do të marrim iniciativa shumë të forta, nuk duhet të bëjmë përballje shumë të forta, sado të fuqishëm të ndihemi dhe inteligjentë sepse prerja e Plutonit është e fortë, përcaktuese dhe pa kthim prapa.

    Kjo vlen për të gjitha shenjat.

    Dashi – 3 yje

    Dielli në Dem është në një pozicion të vështirë me Marsin në Luan, dëshirat ekonomike, gjërat personale që duan të marrin vihen në një konflikt. Megjithatë, duke qenë se Marsi në Luan kap një energji të fuqishme, pika më e dobët do të jenë çështjet ekonomike. Duhet të jenë të rezervuar për debatet që do të bëjnë, edhe në çështjet shoqërore ose me njerëzit e afërm, duhet t’i shohin me kujdes në datën 23 sepse është e vështirë për të gjithë Dashët dhe qëllimet e tyre.

    Demi – 2 yje

    Sapo u fut dielli në Dem dhe përballet me Marsin në Luan, një katërkëndësh shumë i fuqishëm. Shumë Demë ndiejnë një irritim të brendshëm, një dëshirë për t’u konfliktuar në mëënyrën që të thonë gjërat e tyre, por në datën 23 kemi edhe përballjen e diellit me Plutonin në Ujor. Shumë Demë nuk do të ndihen mirë psikologjikisht ose ekonomikisht, duan patjetër të rigjenerojnë veten, por kjo ka edhe pasojat e veta. Deri në datën 23-24 të kenë kujdes, pastaj gjërat qetësohen.

    Binjakët – 1 yll

    Nuk e kanë pozitive këtë javë sepse përballen shumë planetë dhe dielli në Dem është në një pozicion deelikat për Binjakët, prapaskena, puna, shëndeti ose mblidhet një mal me çështje që me dëshirën e vet për t’i bërë gjërat hapur, për t’u relaksuar apo për t’i zgjidhur me diskutime, nuk zgjidhen dot sepse janë më të thella. Duhet të kenë kujdes rreth datave 23-27 sepse mund të përmbysen disa çështje pune.

    Gaforrja – 2 yje

    Duhet të kenë shumë kujdes në çështjet ekonomike sepse Marsi në Luan tregon që kanë një dëshirë të financohen mirë ose të fitojnë shumë, por përballja me diellin në Dem dhe më pas me Plutonin në Ujor do të jetë e fuqishme. Një prapaskenë ose lojë e madhe ekonomike do të thotë që shumë Gaforre nuk e përballojnë dot këtë pasiguri që vjen.

    Luani – 1 yll

    Java më e vështirë për Luanët në aspekte personale, ekonomike dhe pune sepse Marsi në shenjën e tyre u ka dhënë potencial, zjarr, iniciativë, por dielli në Dem tregon që ka disa situata ku në lidhje me karrierën do të kenë përballje të forta. Datat 23, 26 dhe 27, duhet të kenë kujdes në çështje ligjore apo përballjet me eprorë e njerëz të rëndësishëm.

    Virgjëresha – 1 yll

    Janë në pozicion të vështirë sepse Marsi në Luan është në shtëpinë e 12-të për to dhe çështjet shëndetësore ose me punën, një nervozizëm i brendshëm, kanë një parandjenjë jo të mirë për disa situata rreth tyre. Mund të jenë situata që nuk u përkasin personalisht, por personave që i rrethojnë ose kanë interesa. Dielli në Dem do të fillojë t’i ngrohë mirë pas datës 27.

    Peshorja – 2 yje

    Peshoret janë në një moment pak më komod sepse kërkojnë ekuilibrin dhe do të vendosin disa balanca të mira, por ato që do të jenë në dorën e tyre. Gjithsesi dalin prej tyre sepse çështjet me miq, shokë apo të punës acarohen. Kujdes në çift, çështjet ekonomike, bashkëpunime të rëndësishme dhe shëndet.

    Akrepi – 2 yje

    Është një moment i vështirë për karrierën në lidhje me dominancat e tyre. Marsi në Luan në zenith të shenjës së tyre po përballet me diellin në Dem. Një bashkëpunëtor i fuqishëm nuk lejon që të shkëlqejnë, duhet të harxhojnë shumë energji. Nuk është java kur kanë vrull ndaj duhet ta marrin me qetësi.

    Shigjetari – 3 yje

    Janë në pozicion më të mirë falë optimizmit të tyre. Deri diku kanë pasur vit të vështirë për shkak të Jupiterit në Binjak përballë shenjës së tyre sepse kanë dalë edhe gjëra të papritura. Kjo është një javë që me optimizëm do ta kalojnë me kujdes, por kini mendjen në ndonjë çështje pune.

    Bricjapi – 1 yll

    Janëë në një pozicion të vështirë, megjithëse dielli në Dem tenton që të hapen, të udhëtojnë, të zënë pozicion komod, të kenë një shkollë, të marrin një dokument, por i pret Marsi në Luan që thotë se gjërat s’janë ende siç duhet. Afërdita takohet në Peshk me Saturnin dhe disa çështje ekonomike e personale fillojnë dhe kushtëzohen shumë për ta.

    Ujori – 3 yje

    Marsin e kanë përballë në Luan, dielli në Dem me Plutonin, por fuqia e tyre i ka bërë ta kapërcejnë në kohë këtë moment të vështirë. Duke qenë se janë një nga shenjat më parashikuese, këto gjëra i kanë kaluar me mendjen e tyre inteligjente, ndaj s’janë shumë në vështirësi.

    Peshqit – 2 yje

    Takohet Afërdita me Saturnin në Peshk dhe Peshqit, Binjakët, Virgjëresha e Shigjetari do të kenë një moment shumë të rëndësishëm në çështjet erotike, personale, ekonomike. Peshqit do ta ndiejnë më shumë sepse takimi është në shenjën e tyre, është shumë serioz por edhe me problematika. Duhet të kenë kujdes sepse miqtë e të afërmit nuk u dalin në krah ose ka problematika që i kushtëzojnë./tvklan.al

    Horoskopi Meri shehu shenjat yjet
    Previous Article‘Do u shembet catia mbi kokë…’ Këto shenja do TR0NDITEN fuqishëm këtë javë!
    Next Article Gjesti kthehet në Pavlan, dalin pamjet brenda shtëpisë…
    Të Fundit

    Erdhi momenti! Alba jep lajmin e papritur në lidhje me Limin!

    June 9, 2025

    ‘Qershori do ju NDRYSHOJE jetën’! Meri Gjini paralajmëron si asnjëherë më parë për këtë verë

    June 9, 2025

    Aksidenti tragjik u mori jetën dy të rinjve, miqtë e tyre bëjnë gjestin prekës në vendin e aksidentit!

    June 9, 2025
    Tv Show

    “Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart! Më të bekuarit…

    June 10, 2025

    U perfol se prisnin të bëheshin prindër! Alba jep lajmin e trishtë: “Nuk ishte e lehtë, por të dy vendosëm t…

    June 9, 2025

    Jupiteri në Gaforre nga 10 qershori: Tri shenjat që preken më shumë pozitivisht

    June 9, 2025
    Horoskopi

    ‘Qershori do ju NDRYSHOJE jetën’! Meri Gjini paralajmëron si asnjëherë më parë për këtë verë

    June 9, 2025

    Kjo shenjë të përgaditet për të Mërkurën! Një ngjarje ‘tronditëse’ do ju ndodh!

    June 9, 2025

    Qëndroni të fortë! Një problem i rëndë familjarë do ju ‘tr*ndis’, sipas yjeve do të…

    June 9, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Bajame të infektuara? Ju duhen vetëm 3 përbërës që i keni në shtëpi / Ja kura e plotë nga Ylli Merja

    February 3, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Shkaktarët dhe trajtimi natyral nga Ylli Merja

    April 29, 2025

    Ja pse duhet te konsumoni majdanozin, limonin dhe mjaltin

    May 5, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.