Kinematografia shqiptare po përjeton një tjetër sukses tregtar dhe këtë herë vëmendja është te filmi më i ri, “Loja e Fundit”.
Projekti kinematografik, me protagonistë çiftin e shumëkomentuar Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, ka regjistruar shifra rekord që në start.
Sapo kemi mësuar se deri më tani janë shitur mbi 10 mijë bileta, një numër ky që na ka habitur duke marrë parasysh kohën e shkurtër.
Premiera e filmit u zhvillua në datat 12-15 Shkurt, por interesimi i publikut ka qenë i menjëhershëm dhe masiv.
Kjo dyndje në sallat e kinemasë konfirmon edhe një herë influencën e madhe të çiftit dhe kuriozitetin e fansave për t’i parë ata në këtë projekt të përbashkët në ekranin e madh.





