Hilsn

U tha se u arrestua për bastin 55 mijë euro, reagon Dionis Biba…

Pas publikimit të një bilete basti prej 10 mijë eurosh për ndeshjen Serbi–Shqipëri, në rrjetet sociale qarkulluan lajme se Dijonis Biba ishte arrestuar në lidhje me këtë rast.

Por vetë ai ka reaguar menjëherë, duke mohuar çdo pretendim.

Në një postim në InstaStory, Biba ka sqaruar se nuk është ai personi që ka vendosur bastin dhe se gjithçka është keqinterpretuar nga portalet.

“Ne asnjë moment nuk kam thanë që e kam vendos un. Pse hapni panik kot”, ka shkruar ai fillimisht, teksa më pas ka vijuar me një tjetër reagim:

“O portale si kalut a jeni mirë? A ka mundësi mos me hap panik kot e mkot se s’jam arrestu hiq.

Sa i përket biletës, unë kom thonë ‘kush e ka vu këtë bilet’, nuk kom thonë e kam vendos un. Mos i keqinterpretoni gjanat kot e mkot.”

Me këtë reagim, Biba e ka bërë të qartë se nuk ka asnjë lidhje me bastin e përfolur dhe se lajmet për arrestimin e tij janë të pavërteta./Prive

×