Hilsn

Ofendoi Gjestin pas humbjes së të vëllait, influenceri i njohur kërkon falje publike ‘Nuk e dija që ka vd*kur…’

Tiktok-eri i njohur, Kozaku, ka reaguar publikisht me një kërkesë faljeje ndaj këngëtarit Gjesti dhe familjes së tij, pas një deklarate fyese të bërë gjatë një transmetimi live në TikTok.

Ky veprim i Kozakut erdhi pasi ai u bë i vetëdijshëm për tragjedinë e rëndë që po kalon familja Kelmendi.

Kozaku shpjegoi se reagimi i tij i papërshtatshëm ndodhi në momentin kur ndjekësit përmendnin emrin e Gjestit, ndërsa ai nuk e dinte që vëllai i tij kishte ndërruar jetë.

“Sinqerisht nuk e dija që i kishte vdekur vëllai, nuk jam djalë i keq. Kur e mora vesh, më erdhi keq,” tha ai.

Ai e pranoi gabimin, duke shtuar se në atë kohë kishte qenë i pirë dhe kjo e kishte shtyrë të thoshte fjalë të pahijshme.

×