Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Piskupat të Pogradecit ku 70-vjeçari Rushan Selko akuzohet se ka përdhunuar një 12-vjeçare, e cila tashmë është 22 javëshe shtatzënë.
Selko është i afërt me familjen e të miturës ndërsa tashmë është arrestuar nga policia. Për mediat kanë folur të afërm të tij, të cilin e përshkruajnë Rushan Selkon si një njeri të mirë dhe se asnjëherë nuk kishin dëgjuar për të fjalë të këqija.
Të afërmit thonë se 70-vjeçari Rushan Selko është baba i 4 vajzave dhe gjysh i disa nipërve dhe mbesave.
“Ai person është i mire nuk është aq i keq, nuk kam dëgjuar llaf të keq për të. Unë tani e mora vesh. Unë s’di gjë, u trondita. Njihet si burrë i mire ne fshat. Ne nuk kemi ndjerë asgjë. Familjen e vajzës nuk e njoh, nuk ja kam idenë fare.
Nga i njëjti fshat jemi, por nuk e di unë se çfarë bëjnë. Unë rri në shtëpinë time. Unë u trondita, po ai i mire është. Nuk njihej si njeri problematik. Ai është familjar, ka 4 vajza. Është edhe gjysh, ka nipër, mbesa. Fëmijët i ka të martuar”, ka thënë ajo.
Kushëriri i 70-vjeçarit tha se lajmin e mori vesh pasi kishte ardhur policia, të cilët i shoqëroi për në banesën e Rushanit.
“Unë e njoh si burrë të mirë. Nuk di gjë fare, se çfarë ka ai se di. Unë nuk kam marre vesh asnjë gjë. Qeparë qe erdhi policia, i çova deri aty lart edhe ika. Vajzën e njoh, është fëmijë. Marrëdhënia e te dyjave familjeve është shume e mire. Shkojnë e vijnë. Janë komshinj. Rrushani është pensionist, rri në shtëpi. Nuk dimë gjë fare, tani e morëm vesh. S’kemi dëgjuar ndonjëherë. Ai gruan e ka”, ka thënë ai.
Burime për mediat informuan se ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e 70-vjeçarit, ndërsa rrethanat mbeten të paqarta. Vajza vetë e ka pranuar ngjarjen pranë psikologut, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit të rëndë.





