Hilsn

Shqiptari 36-vjeçar që humbi jetën në Itali, baba i dy fëmijëve, familja në …

Hetimet për vdekjen e punëtorit shqiptar gjatë aksidentit teksa kryente punime ndërtimi dhe u godit fatalisht nga betonierja në Pozallo (Ragussa) të Italisë, po vijojnë nga autoritetet për të zbardhur dinamikën dhe kushtet e sigurisë.

Artur Deliu humbi jetën tragjikisht, kurse një koleg i tij u plagos në gjendje të rëndë.

Mediat italiane kanë zbuluar edhe foto të 36-vjeçarit shqiptar, teksa komuniteti vendas dhe ai shqiptar kanë nisur mbledhjen e fondeve për të ndihmuar familjen me procedurat dhe përballimin e ceremonisë mortore dhe situatës.

Deliu mësohet se ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ndërkohë që familjarë të tij kanë udhëtuar nga Shqipëria për në Itali për të ndjekur procedurat. Mediat raportojnë se ata po kujdesen për shërbimin mjekësor të një prej fëmijëve të 36-vjeçarit, pasi dhimbja dhe gjendja e shokut është e madhe.

×