Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Kinematografia shqiptare në zi/ Ndahet nga jeta regjisori i njohur Shqiptar…

    0
    By admin on September 1, 2025 TvShow

    Pas një sëmundje të gjatë, ka ndërruar jetë Dhimiër Anagnosti, regjisori i njohur shqiptar.

    Por kush ishte Anagnosti, një nga regjisorët më të njohur shqiptarë të shekullit XX?

    Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.

    Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”. Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”. Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.

    Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen. Anagnosti është ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë. Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

    Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

    Ai është autor i shumë filmave shqip:

    Gjoleka, djali i Abazit (2006)

    Kthimi i ushtrisë së vdekur (1989)

    Përrallë nga e kaluara (1987)

    Gurët e shtëpisë sime (1985)

    Kujtime nga Gjirokastra (1983)

    Vëllezër dhe shokë (1982)

    Në shtëpinë tonë (1979)

    Monumenti (1977)

    Lulëkuqet mbi mure (1976)

    Kur hiqen maskat (1975)

    Cuca e maleve (1974)

    Përjetësi (1974)

    Motive nga dita e diel (1973)

    Malet me blerim mbuluar (1971)

    Parafabrikatet (1970)

    Plagë të vjetra (1968)

    Duel i heshtur (1967)

    Komisari i dritës (1966)

    Njeriu kurrë nuk vdes (1961)

    Previous ArticleParashikimi i horoskopit 1 shtator, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot…
    Next Article Tërmet i fortë në Afganistan/ Mbi 600 TË VD*KUR e mijëra nën rrënoja…
    Të Fundit

    ‘Kush na ka maIIkuar?’ Këngëtari i njohur shqiptar dhe ish banori i BBV pëson aksident! (Video)

    September 1, 2025

    Aksident tr*nditës! Humb jetën fëmija, pIagosen 4 persona

    September 1, 2025

    ‘Ditë e mirë, por me sfida të njëpasnjëshme…’ Shtatori nis kështu për këto shenja! Muaj i ri, fillim i ri!

    September 1, 2025
    Tv Show

    Tërmet i fortë në Afganistan/ Mbi 600 TË VD*KUR e mijëra nën rrënoja…

    September 1, 2025

    Kinematografia shqiptare në zi/ Ndahet nga jeta regjisori i njohur Shqiptar…

    September 1, 2025

    Parashikimi i horoskopit 1 shtator, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot…

    September 1, 2025
    Horoskopi

    ‘Ditë e mirë, por me sfida të njëpasnjëshme…’ Shtatori nis kështu për këto shenja! Muaj i ri, fillim i ri!

    September 1, 2025

    E Diela do ju trazojë! Financat nuk do jenë në gjendjen e tyre më të mirë, ndërsa dashuria do ju lëkundet!

    August 30, 2025

    Shtatori plot lekë! Këto janë 3 shenjat e horoskopirt që do i tërheqin paratë këtë muaj si me magnet!

    August 30, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Përzjeni limon me një lugë vaj ulliri dhe do ju ndihmoj nga këto “sëmundje”…

    June 5, 2025

    Ilaci natyral per reumatizmen, nga Ylli Merja

    April 28, 2025

    Probleme me fryrjen e barkut dhe jashtëqitjen? Mund të vuash nga sindroma e zorrës së irrituar/ Ja ç’duhet të bëni

    February 4, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.