Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Arbana Osmani thyen heshtjen dhe flet për largimin nga ekrani, thumbon Top Channel: Ika zemërthyer por e vërteta…

    0
    By admin on April 5, 2025 TvShow

    Në skenën e “X Factor Albania” moderatorja e njohur dhe Arbana Osmani

     

    erdhi me një rrëfim sa frymëzues e të guximshëm.

     

    Teksa shumë është aluduar në rrjet për largimin e saj nga televizioni ku punoi për vite me radhë në programe të ndryshme, ajo i dha sonte të gjitha përgjigjet.

     

    Këto të fundit, nuk i përngjasojnë atyre që shpesh jemi mësuar të dëgjojmë.

     

    Të sinqerta, pa pikë filtri dhe me një kurajo të madhe, karakteristika që në fakt nuk kanë shpëtuar pa u vënë re te Arbana në më shumë se 2 dekada në ekran!

     

    “2 vite më parë, ndoshta në këtë orë, në një studio të madhe me shumë drita, në programin që kishte mbërthyer shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte! Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë, audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale. Afërmendsh, kushdo që ishte afër meje asokohe dhe dëgjonte që thosha se vitin tjetër nuk do të isha më në prezantimin dhe drejtimin e Big Brother, më thoshte se po ja fus kot, se po bëj shumë gabim! Se është maja e spektaklit, se do ishte fundi i karrierës time, se do më mbylleshin të gjitha dyert në Top, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm, se do pendohesha.

    Natyrisht, një pjesë dolën të vërteta. E pavarësisht korit që kisha kundër atë kohë, unë vendosa të largohesha, jo pa keqardhje, por se po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë. Se po humbisja veten time!”

    Edhe pse ka bërë përherë punën që ka dashur, Arbana ndan me publikun atë pjesë që i kishte munguar aq shumë dhe mbase e kishte tjetërsuar. Një mesazh ky që nuk është fama, suksesi, paratë apo klikimet elementët që na bëjnë të ndihemi të gjallë e të kompletuar!

    “Kam filluar ta bëj këtë punë që 14 vjeç jo për t’u bërë e famshme, por se më buronte, se kam dashur të komunikoj me publikun. Pavarësisht se nuk kam qenë imazhi perfekt i bukurisë në televizion. S’kisha atë gjatësinë, ecjen, duart i mbaja keq…Akoma i mbaj keq! Unë prapë kam bërë në televizion gjithçka që kam dashur. Jo gjithmonë ia kam dalë, por nuk jam dorëzuar asnjëherë! Se prindërit më kanë mësuar se duhet të luftosh për atë që do, të qëndrosh edhe kur thyhesh! E megjithatë para 2 vitesh u dorëzova! U largova nga ajo studio e madhe zemërthyer, u largova duke menduar nëse kolegët e mi do më shkruanin apo do më flisnin. Ika dhe nuk kisha asnjë plan B. Asnjë! Nuk dija se çfarë doja, por dija se çfarë nuk doja dhe kaq më mjaftonte.

    Kisha shumë frikë, por frika për të ndryshuar, nuk ishte më e madhe se frika për të qëndruar, por e mundi. Dalëngadalë rikuperova kohën me fëmijët e mi, shijova jetën reale. Atë që s’ka lidhje me followersat, grimin. Duke ikur nga suksesi në sytë e publikut, po njihja një sukses të ri, jo rehat, por pa atë ndjesinë që të mbyt, që nuk të lë të lirë. Një dhuratë që po i bëja vetes time. Jeta ka mënyrën e vet për të treguuar se duartrokitjet e audiencave të mëdha ishin zëvendësuar me ato të fëmijëve të mi.

    “Ne nuk jemi në këtë jetë për të qenë të përsosur! Nëse thyhemi, të ringrihemi më të fortë! Në kërkimin për sukses, këshilla ime është të mos humbni dritën tuaj! Unë kam zgjedhur të jetoj jetën time dhe jo pritshmëritë e të tjerëve! Ndoshta kjo është forma më e pastër e guximit”, përfundoi Arbana Osmani

    Previous ArticleHoroskopi ditor për nesër, e Shtunë 5 Prill 2025
    Next Article Gjesti i kërkon Eglit të bëjnë dashuri, ja si reagoi ajo (Video)
    Të Fundit

    ‘Vajza e g*diti në organet gj*nitale, ndërsa gruaja e tij…’ zbulohet ‘skena’ e vr*sjes së Anesti Ramës!

    July 26, 2025

    Pamje të trishta nga Delvina: Tufa e bagëtive mbetet e bllokuar mes flakëve, zjarri po…

    July 26, 2025

    Ngjarje m*kabër në Budva! 65-vjeçari vr*t vëllanë dhe nipin, pas ngjarjes ulet në kafe dhe pret policinë

    July 26, 2025
    Tv Show

    Krimi m*kabër/ Krijoi lidhje dashurie me Ermalinda Ramën dhe ndihmoi 26-vjeçaren të vr*ste të atin, ky është 55-vjeçari! Çfarë dëshmoi pas arrestimit Çlirim Dogani

    July 26, 2025

    Aksident i rëndë, i riu transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës (EMRI)

    July 26, 2025

    Bota/ Autobusi me 60 pasagjerë bie në humnerë, 15 vikt*ma dhe dhjetëra të plagosur

    July 26, 2025
    Horoskopi

    Ju erdhi dita dhe juve! 5 shenjat e horoskopit që pritet të përjetojnë ditët më të bukura të vitit!

    July 26, 2025

    Periudhë pozitive pëër këto 5 shenja, ‘TMERR’ për të tjerat! Ja cfarë ju pret deri me 3 Gusht

    July 24, 2025

    Fat dhe Para deri në Dhjetor! Astrologia e njohur tregon se këto shenja do kapin qiellin këtë vit!

    July 24, 2025
    Këshilla Shëndeti

    I hani qepët e njoma çdo ditë? Ja përfitimet e jashtëzakonshme në shëndetin tuaj

    June 2, 2025

    Shkenca flet: Një sy gjumë në mesditë forcon trurin!

    June 23, 2025

    Kujdes nga këto simptoma, tregojnë që keni metale të rënda dhe toksina në trup! Ylli Merja: Ja si t’i largoni

    April 1, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.