Pas disa javë spekulimesh, kanë nisur të qarkullojnë emrat që pritet të jenë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.
Mes tyre, vëmendjen më të madhe e ka marrë një rikthim i mundshëm dhe mjaft i komentuar: Stine, një nga artistët më të dashur për publikun që prej vitit 2005, pas pjesëmarrjes së tij në Top Fest.
Sipas burimeve të “Vip Magazine”, lista e emrave të përfolur për këtë edicion përfshin gjithashtu:
Sabina Mete
Ardit Murataj
Rovena Dilo
Kristi Lamaj
Angela Martini
Valer Kolnikaj
Kleoniki Delijorgji
Juxhin Plovishti
Robert Aliaj
Selin Bollati
Jonida Mukja
Dajana Gjoka
Ilir Vrenozi.
Deri më tani, nga produksioni është konfirmuar zyrtarisht vetëm Angelo Haruni, moderator i një emisioni ekonomik në Top Channel.
Lajmi u bë publik nga vetë Haruni në fund të emisionit të tij, ku ftoi teleshikuesit ta ndjekin në “shtëpinë më të famshme në Shqipëri”.
Ndërkohë, në rrjetet sociale po qarkullon edhe emri i Lorenc Vangjelit, analist dhe komentator politik, i cili u përfol si kandidat i mundshëm pas disa deklaratave të bëra mbrëmjen e kaluar në emisionin Top Story.





