Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Numërohen 30% e votave të Diasporës! Ja cila nga partitë kryeson dhe cfarë pritet të ndodh me rezultatet! (Detaje)

    0
    By admin on May 13, 2025 Të Fundit

    Numërimi i votave të diasporës ka arritur 30%, me PS që kryeson me 53.55%, rreth 1% më shumë se në Shqipëri, ndërsa PD ka rënie me 5%.

    Adriatik Lapaj me Nismën Shqipëria Bëhet ka shënuar rritje të ndjeshme, duke kërcënuar një të PS në Fier dhe një të PD në Vlorë. PS udhëheq në 10 qarqe, ndërsa opozita ruan vetëm Kukësin dhe Shkodrën. Mbetet pezull numërimi për votën nga Greqia.

    Procesi i numërimit të votave të diasporës vijon, ndërsa deri tani janë numëruar 61,095 zarfe nga 194,889 gjithsej ose mbi 30% e totalit. PS kryeson me mbështetje, ku aktualisht ka marrë 32,449 vota, që përfaqësojnë 53.55% të totalit të votave të diasporës. Krahasuar me rezultatin brenda vendit (52.2%), PS ka mbështetje rreth 1% më të lartë në diasporë.

    Partia Demokratike me aleatët ka marrë 17,669 vota, që përfaqësojnë 29.16% të totalit të votave të numëruara. PD ka pasur mbështetje më të fortë brenda Shqipërisë (34.1%), ndërsa në diasporë të dhënat tregojnë se ka një rënie të mbështetjes me 5%.

    Në diasporë, renditet i treti Adriatik Lapaj me koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet me 5,084 vota, ose 8.39% të totalit. Lapaj ka pasur një rritje të ndjeshme në diasporë me 4.8% më shumë se vota brenda vendit.

    Rezultatet e diasporës mund të prodhojnë surpriza. Tashmë që numërimi i votave brenda vendit thuasje ka përfunduar, do të jetë vota e diasporës që do të përcaktojë ndarjen e mandateve edhe pse në një numër shumë të vogël, të paktën 2 ose 3.

     

    Një garë të fortë po bëhet me votën e diasporës në 3 qarqe, ku Lapaj po rrezikon mandatet e dy partive më të mëdha politike. Në Vlorë Lapaj mund t’i marrë një mandat PD, në Fier rrezikon t’i marrë mandatin PS, e cila mund të zbresë nga 12 në 11 mandate. Në Lezhë PS mund t’i marrë PD një mandat dhe të përmbysë sërish rezultatin me votën e diasporës, 4 me 3 në favor të saj.

    Të dhënat tregojnë se PS kryeson në 10 qarqe, Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Lezhë, Tiranë e Vlorë, ndërsa opozita arrin të mbajë vetëm dy bastione në veri, Kukës dhe Shkodër.

    Edhe pse KAS rrëzoi vendimin e KQZ, numërimi i votave për Greqinë ende nuk ka nisur, pasi presin vendimin e zbardhur të KAS. PS kërkoi nga KAS shfuqizimin e një akti të kryekomisionerit që parashikonte që çdo zarf nga diaspora që kontestohet, të lihet mënjanë me një kuti të posaçme. Ky vendim erdhi pas kontestimit të PD për votën e Greqisë, por akti i Celibashit u rrëzua nga KAS.

    Rezultatet deri më tani

    Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) → 29.09%

    Lëvizja Bashkë (BASHKE) → 2.64%

    Lëvizja Atdheu (LA) → 0.14%

    Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) → 0.71%

    Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) → 53.61%

    Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) → 8.36%

    Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) → 0.59%

    Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) → 0.06%

    Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) → 0.29%

    Partia Mundësia (MUNDESIA) → 3.41%

    Partia Socialdemokrate (PSD) → 1.11%

    Lajm në përditësim….

    diaspora edi rama pd ps sali berisha shqiperi zgjedhjet
    Previous ArticleXheneta Fetahu është kjo? Del fotoja, NUK DO E BESONI DOT se si duket para ndërhyrjeve ish banorja e BBVK!
    Next Article Moderatorja e shumë dashur nga ju në pritje të ëmbël! Ja fotot e publikuara nga ajo
    Të Fundit

    Fotot tregojnë gjithcka/ Ledri Vula në pushime bashkë me Xhensilën dhe Ajkën?

    June 27, 2025

    E rëndë! Vetëvr*tet në b*rgun e Recit i dënuari, dyshohet që…

    June 27, 2025

    Një tjetër aksident i rëndë në vend: Makina përpIas motorin, 16 vjecari përfundon në spital

    June 27, 2025
    Tv Show

    Reagon Joz Marku dhe e quan Ledri Vulën “dele” pas deklaratës së fundit — përmend edhe Gjestin…

    June 27, 2025

    Çfarë po ndodh me martesen e Fifit? Këngëtarja fshinë fotot me burrin…

    June 27, 2025

    ‘Verë përvëluese’! Meteorologia Lajda Porja tregon sa do shkojnë temperaturat në korrik!

    June 27, 2025
    Horoskopi

    Lekë dhe shumë pasuri në Korrik për këtë shenjë! Ja cfarë ju pret sipas letrave Tarot!

    June 27, 2025

    ‘Lëvizje të forta, ndarje dhe dashuri me shikim të parë…’ Korriku muaj BEFASUES për shenjat!

    June 27, 2025

    Kujdes nga ana financiare! Kjo shenjë do të HUMBAS gjithë kursimet jetësore! Ja me cfarë sfide do përballeni

    June 27, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ylli Merja: Ja si të përdorni bananet në trajtimin e problematikave shëndetësore

    April 30, 2025

    Ylli Merja: Ja si të kuroni spondiliartrozën me çaj dëllinje. “Këshillat për…

    May 2, 2025

    Shkenca flet: Një sy gjumë në mesditë forcon trurin!

    June 23, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.