Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamionin në Gjermani, raportohet për 30 të lënduar….

    0
    By admin on August 20, 2025 TvShow

    Një autobus me pasagjerë nga Kosova, që ishte nisur drejt Mynihut, është përfshirë në një aksident të rëndë gjatë natës në autostradën gjermane, ku si pasojë 30 persona janë lënduar, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

    Sipas mediave gjermane, aksidenti ndodhi rreth orës 00:30 në afërsi të qytetit Rosenheim, në jug të Gjermanisë. Në autobus ndodheshin rreth 50 pasagjerë, shumica shqiptarë nga Kosova.

    Autobusi, që i përkiste kompanisë “Dubova Reisen”, u përplas me pjesën e pasme të një kamioni që transportonte perime, i drejtuar nga një shtetas polak 46-vjeçar. Goditja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të mëdha në pjesën e përparme të autobusit dhe dëmtime serioze edhe në rimorkion e kamionit.

    Policia gjermane ka konfirmuar se 30 persona kanë pësuar lëndime, ndërsa dy pasagjerë janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar menjëherë në spital. Katër të tjerë janë transferuar në klinika për vlerësim të mëtejshëm.

    Për shkak të aksidentit, autostrada në drejtim të Mynihut u mbyll plotësisht për rreth dy orë, duke shkaktuar trafik të rënduar.

    Kompania “Dubova Reisen”, që operon linja të rregullta Kosovë–Gjermani, ka konfirmuar incidentin për Radion Evropa e Lirë dhe ka dhënë një version më të zbutur të ngjarjes.
    “Fatmirësisht, pasagjerët janë mirë. Vetëm tre prej tyre kanë lëndime të lehta për shkak të thyerjes së xhamave. Aksidenti ndodhi rreth orës 00:30 kur një makinë, që vinte nga e majta, ia preu rrugën autobusit dhe i humbi drejtimin shoferit tonë,” – thuhet në deklaratën e kompanisë.

    Autoritetet gjermane po hetojnë shkaktarët e saktë të aksidentit. Ende nuk është bërë e qartë nëse fajtor konsiderohet autobusi, kamioni apo ndonjë tjetër mjet që mund të ketë ndikuar në incident.

    Previous ArticleDel fotoja: Ky është Besmiri i gjorë që mbeti i vr*rë me th*kë pas konfIiktit për një kanal vaditës
    Next Article Olta Gixhari TERBON rrjetin me gj*ksin e saj! Në këtë video e ekspozon totalisht…
    Të Fundit

    Lajm i Zl! Ndahet nga jeta futbollisti i shumë njohur në moshë shumë të re

    August 20, 2025

    ‘Aman na shpëtoni…’ dëshmitari okular përshkruan momentet tragjike pas aksidentit ku humben jeten 3 shqiptaret

    August 20, 2025

    E trishtë! Po punonte për bukën e gojës, humb jetën punëtori mekanik në vend

    August 20, 2025
    Tv Show

    E frikshme! 42-vjeçari në Tiranë tenton të djegë bashkëjetuesen,bashkë me të edhe…

    August 20, 2025

    Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamionin në Gjermani, raportohet për 30 të lënduar….

    August 20, 2025

    EMRI/ Vr*sja me thikë, kush është i riu që u godit për vd*kje në Divjake…

    August 20, 2025
    Horoskopi

    Zhvillime të reja, ndikime tr*nditëse! Hëna e re e Gushtit sjellë këto ndryshime në këto shenja

    August 19, 2025

    Kujdes me financat! Këto shenja do humbin një shumë të madhe parash, ja cfarë thonë yjet!

    August 19, 2025

    Trazira në jetën personale, por të mira në jetën financiare! Horoskopi i të Martës, ja cfarë i pret këto shenja

    August 18, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Kujdes nga këto simptoma, tregojnë që keni metale të rënda dhe toksina në trup! Ylli Merja: Ja si t’i largoni

    April 1, 2025

    Ylli Merja: Ja si të përdorni bananet në trajtimin e problematikave të…

    April 1, 2025

    Ylli Merja: Ja si të kuroni spondiliartrozën me çaj dëllinje. “Këshillat për…

    May 2, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.